5 zakone të shëndetshme të njerëzve me vetëbesim të madh

21:39 | 2 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Vetëbesimi i shëndetshëm rrjedh nga të ditur e gjërave që keni aftësi të bëni, duke dhënë kështu rezultate të vlefshme, të cilat mund t’i përcillni tek të tjerët.

Me pak fjalë, vetëmbesim është besimi i fuqishëm në aftësitë tuaja, transmeton portali arbresh.info

Në anën tjetër është edhe arrogance, që ju shtyen të besoni se ju jeni më të mirët.

Vetëbesimi qëndron mes forcës së besimit dhe arrogancës.

Ja cilat janë zakonet që  i dallojnë njerëzit që kanë vetëbesim të shëndetshëm:

  1. I pranojnë gabimet shpejt

Njerëzit e sigurtë e dinë se edhe ata bëjnë gabime herë pas here. Ajo që i dallon këta njerëz, është se ata marrin përgjegjësi për gabimin e bërë dhe kërkojnë falje shpejt.

  1. Kërkojnë ndihmë kur u duhet

Shumica e njerëzve e shohin si dobësi kërkesën për ndihmë. Te njerëzit me vetëbesim është e kundërta. Ata kërkojnë ndihmë, sepse e dinë që suksesi nuk arrihet vetëm.

  1. Kujdesen për trupin e tyre

Njerëzit me vetëbesim e shohin trupin e tyre si një tempull që duhet trajtuar mirë. Ata bëjnë gjumë të mjaftueshëm, ushtrojnë, ushqehen shëndetshëm, pushojnë kur është e nevojshem dhe i bëjnë gjërat që u japin kënaqësi.

  1. Janë dëgjues të mirë

Të dëgjosh tjetrin kur flet do të thotë të respektosh mendimin tjetër. Njerëzit me vetëbesim përpiqen të shohin botën ashtu sikurse e sheh bashkëbiseduesi tjetër. Nuk përqendrohen në përgjigjjen e tyre dhe presin që tjetri të mburret me idetë dhe mendimet e tyre.

  1. Vendosin kufinjë

Njerëzit me vetëbesim pranojnë kufizimet që ia vendosin vetës. Ata e njohin vetën të mjaftueshme dhe shmangnin kryerjen e një punë që nuk dinë ta bëjnë. Nuk kanë ndonjë siklet edhe kur thonë “jo”, sepse e dinë që mbingarkimi mund të dërgojë drejt stresit dhe ankthit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme