Google ADS

5 zakone të shëndetshme që e mbajën në formë Hailey Bieber

19:09 | 5 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Gruaja e këngëtarit të njohur, Justrin Bieber, njëherit edhe modelja e famshme Haliey, u përmbahet disa zakoneve shëndetësore në mënyrë që të mbajë trupin e saj në formë.

Hailey gjithmonë ka qenë e hapur mbi atë që ha dhe ato që bën, transmeton portal arbresh.info

Është interesante, se ajo nuk shqetësohet aspak për peshën e saj.

“Unë kurrë nuk shkel në peshore, përpos kur shkoj te mjeku”, pati deklaruar ajo në një intervistë për “Elle”.

Ajo nuk ha mish

Haliey e ka hequr nag pak mishin nga dieta e saj.

“Unë nuk ha ushqim strikt me bazë bimore, ha nga pak mish, por nuk ha shumë. Më shumë ha peshk dhe zarzavate”, tha ajo.

Shmang lutenin

Makaronat pa janë opsioni i preferuar i modeles. Ajo zakonisht përpiqet të qëndrojë larg bukës.

Edhe pse një dietë pa gluten funksionon për të, mund të mos jetë për të gjithë, pasi mund të ketë disa efekte negative shëndetësore.

Pi shumë ujë

Hidratimi është çelësi për gruan e Justin Bieber.

“Mundohem të pi disa shishe ujë gjatë ditës”, tha ajo për “Elle”.

Ajo i përgatit ushqimet vetë

Haley shkëlqen në kuzhinë. Në fakt, Bieber-ve u pëlqen të gatuajnë së bashku, sepse është më e lehtë për ta kur e dinë se çfarë duan të hanë.

“Sinqerisht, neve na pëlqen të gatuajmë, pasi në shtëpi ushqimi shijon më mirë”, tha ajo.

Kufizon marrjen e sheqerit

Ajo pëlqen të hajë ëmbëlsira, por nuk e bën shpesh. Ajo për “Elle” tha se mundohet të shmang sheqerin, pasi mendon se sheqeri është një problem i madh për të gjithë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme