Nuk duam t’ju japim lajme të këqija, por është fakt, rënia e gjoksit në disa raste është e pashmangshme. Lindja e fëmijës, ushqyerja me gji dhe festimi i sa më shumë ditëlindjeve çon në humbje të elasticitetit dhe kolagjenit të indeve lidhëse poshtë lëkurës, duke shkaktuar rënie të gjoksit. Rënia mund të jetë edhe çështje gjenetike. Nëse mami i ka në formë, ju gjithashtu jeni të predispozuara t’i keni njësoj (faleminderit, mami!).
Por, disa zakone të përditshme gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit. Një studim i fundit ka zbuluar se indet e gjoksit plaken 2-3 vite më parë se pjesa tjetër e trupit, prandaj duhet të hiqni dorë nga disa zakone për të parandaluar rënien dhe plakjen e parakohshme të gjoksit.
Dietat
Sa herë shtoni apo humbisni peshë, indet e gjirit tendosen më shumë.
Duhanpirja
As gjoksi nuk mund t’i shpëtojë dëmeve të duhanit. Duhanpirja dobëson dhe plak lëkurën duke pakësuar furnizimin me gjak në sipërfaqen e lëkurës.
Mospërdorimi i kremit kundër diellit
Mospërdorimi i kremit kundra diellit mund të shkaktojë shfaqje të parakohshme të rrudhave. Ai ka të njëjtin efekt në rënien e gjoksit duke ulur prodhimin e kolagjenit dhe dëmtuar lëkurën.
Veshja e reçipetave jo mbrojtëse
Veshja e reçipetave jo të rehatshme është një nga arsyet kryesore të rënies së gjoksit. Herë tjetër kur të blini reçipeta, sigurohuni që të gjeni masën e duhur për gjoksin.
Aktivitetet e rënda
Aktivitete e rënda gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit si pasojë e humbjes së kolagjenit.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut