Vetëkontrolli i gjinjve nuk mjafton për t’u siguruar që jeni të shëndetshme. Duhet patjetër që përveç ekzaminimeve mjekësore rutinë, të kujdeseni për gjoksin çdo ditë. Si ta bëni këtë?! Duke shmangur zakone të dëmshme nga rutina e përditshme.
1. Depilimi në zonën e gjoksit
E kuptojmë dëshirën për të dukur perfekte dhe për të hequr çdo qime që shfaqet në thithka apo rreth gjoksit, por jo. Padashje mund të lëndoni gjoksin dhe e gjithë kjo s’ja vlen. Shkulja, apo heqja me dyll shkakton irritim, qime që rriten brenda dhe infeksione të mundshme.
2. Veshja e reçipetave të gabuara
Nëse zgjidhni masën ose formën e gabuar të tyre, mund të ndiheni gjithë kohës jo rehat dhe në dhimbje të vazhdueshme. Reçipetat s’duhet ta japin këtë ndjesi.
3. Pirsing në zonën e gjoksit
Sigurisht që kjo nuk është e ndaluar dhe secila bën çfarë të dojë me trupin e saj, por pirsi në atë vend është i rrezikshëm. Disa gra mund të jenë alergjike ndaj metalit dhe të mos e dinë. Pirsi në atë zonë dëmton gjithashtu prodhimin e qumështit dhe mund të shkaktojë probleme me gjidhënien.
4. Mungesa e hidratimit
Njësoj si fytyra, gjoksi ka nevojë për hidratim, si një prej zonave më të ndjeshme të trupit. Përveç kësaj, nëse doni një gjoks të ngritur, bëni mirë të përdorni kremra!
5. Shtypja e gjoksit
Nuk ja vlen t’i ushtrosh presion gjoksit vetëm për ta bërë atë të duket më i madh apo i ngritur. Kjo do t’ju shkaktojë dhimbje ose ënjtje të tij. Mos u tregoni të ashpra me atë zonë, sepse është lehtësisht e dëmtueshme.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...