Google ADS

5 vitaminat thelbësore për të cilat ka nevojë lëkura e femrës

08:48 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Nuk ka asnjë trajtim më efikas për lëkurën sesa ato që e ushqejnë këtë të fundit nga brenda jashtë ! Ne jemi çfarë hamë është mëse e vërtetë e kjo gjë reflektohet në fytyrën tonë!

Të përpiqemi sa të duam e të përdorim produktet më të shtrenjta kozmetike, nëse reagimi ushqimor nuk i siguron lëkurës vitaminat kryesore për të cilat ka nevojë, çehrja jonë kurrë nuk do të jetë e gjallë. Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë të gjitha vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore.

Vitamina C

Shumica e njerëzve mendojnë se vitamina C është vetëm për forcimin e sistemit imunitar, por ajo që nuk dini është se kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

Vitamina A

Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e puçrrave e shenjave kafe të fytyrës. Kjo vitaminë përshpejton qarkullimin e gjakut, duke hisratuar në nivel qelizor lëkurën ashtu si dhe minimizon prodhimin e yndyrës.

Vitamina E

Kjo është vitamina që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet, cilatdo qofshin ato (nga toksinat , rrezet, etj). Kombinojeni këtë vitaminë me C-në dhe shtresa mbrojtëse e qelizave do të jetë maksimale. Vitamina B2 Ju gjithashtu duhet të përfshini vitaminën B2 në dietën tuaj, veçanërisht nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e acaruar. Kjo vitaminë e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe ndihmon frymëmarrjen qelizore. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B2 përfshijnë vezë, brokoli, kërpudha, fasule , sojë, kos etj. Omega-3 Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e membranës qelizore, sidomos kur jeni te ekspozuar ndaj rrezeve UV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme