Google ADS

5 vitaminat esenciale për një lëkurë të shëndetshme

15:28 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Problemet e lëkurës prekin shume njerëz duke filluar nga lëkurat e thata, me akne apo pore. Kushtet e ndryshme të lëkurës kërkojnë trajtime specifike, por nëse përfshinë ne dietën tuaj këto lloj vitaminash do te keni një lëkurë te hidratuar dhe me shkëlqim.

Vitamina A

Vitamina A mban lëkurën te shëndetshme. Disa nga burimet ushqimore që janë të pasura me këtë vitamine janë djathi, veza, qumështi, kosi. Këshillohet se duhet te merret me 0.7mg nga kjo vitamine.

Vitamina B2

Kjo ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, syve si dhe një sistem nervor te shëndetshëm. Ajo mund te gjendet ne qumësht veze, oriz dhe drithërat qe përdoren gjate mëngjesit. Meshkujt këshillohet te marrin 1.3 mg vitaminë B2 në ditë, ndërsa femrat 1.1 mg.

Vitamina B3

Vitamina B3 mban të shëndetshëm lekuren po ashtu dhe sistemi nervor dhe gjendet ne mish, peshk, miellin e grurit, vezë dhe qumësht. Meshkujt kane nevoje per 16.5mg vitamine B3 ne dite, ndërsa kanë nevojë per 13.2mg ne dite.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon ne mbrojtjen e qelizave, enëve te gjakut dhe kockave. Ajo gjendet tek portokalli, specat e kuq dhe te gjelbër, luleshtrydhet, brokoli, lakra dhe patatet.
Rekomandohet per te dyja gjinitë te marrin 40 mg vitamine c ne dite.

Vitamina E

Vitamina e ndihmon ne ruajtën e lëkurës dhe forcon sistemin imunitar. Ajo mund te gjendet ne vajra bimore, te tilla si soje dhe vaji i ullirit, arrat, farërat dhe gruri. Meshkujt këshillohen te marrin 4 mg vitaminë E ne dite, ndërsa femrat kane nevoje per 3 mg ne dite.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme