Burrat dhe gratë e shfaqin dashurinë ndryshe, por një gjë është shumë e vërtetë, që meshkujt që janë të dashuruar kokë e këmbë, janë shumë më të ndjeshëm.
Për gratë dashuria është shpesh konfuze dhe kjo ndodh sepse burrat dhe gratë mendojnë ndryshe, transmeton portali arbresh.info
Shenjat që tregojnë se një burrë është i dashuruar në ju janë:
Në përgjithësi, gratë janë dëgjuese më të mira se burrat, por që të jemi të sinqertë, burrat e dashuruar dëgjojnë më shumë. Ata bëhen kuriozë që të dëgjojnë secilën fjalë të gruas. Pra, nëse burri ju dëgjon me veshë të zgjatur, ai ju dashuron.
Të bësh një sakrificë personale është shumë e lehtë kur je në dashuri, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, burrat që janë të dashuruar, do të ndjehen shumë keq nëse mendojnë se gruaja e tyre nuk është e lumtur, sidomos kur lumturia është në dorën e tyre.
Kujtojeni se sa shumë jeni munduar që të dukeni bukur gjatë ditëve të takimit. Por, një burrë që ju dashuron, mendon se jeni e bukur edhe në ‘ditët më të këqija’. Kjo është marrëdhënia e vërtetë, kur i dukeni si princeshë edhe e veshur në pizhama.
Në dashuri, një burrë i vërtetë është krenar me gruan e vet dhe atë e thotë hapur. Pavarëisht nëse jeni një nënë e mirë, një punëtore, apo ajo që po arrini të gjitha qëllimet, një burrë i mirë nuk lejon që këto gjëra të mos bien në sy tek të tjerët. Ai me krenari flet mirë për ju dhe ju adhuron.
Nëse ai e di që ju jeni personi më i rëndësishëm për të, atëherë që edhe njerëzit që janë të rëndësishëm për ju do të respektohen nga e tij. Kjo është formulë e thjeshtë: ai e do fort familjen dhe miqtë tuaj dhe gjëja e fundit që do të dëshironte është që të lëndojë ndjenjat e juaja./arbresh.info/
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...