Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?
Ne ju japim zgjidhjen më të thjeshtë dhe efikase.
Sekreti i gjithçkaje qëndron sepse bukuria vjen para së gjithash nga brenda nesh!
Çka domethënë ushqimi i ekuilibruar luan rolin kryesor në gjithë këtë histori.
Ekspertët kanë zbuluar se kur ushqimi është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, forcon flokët dhe promovon rritje më të shpejtë.
Por çfarë të shtoni sot në pjatën tuaj dhe pse?
Mësojeni më poshtë.
1-Spinaq – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.
2-Farat e kungullit – sepse janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
3-Avokado – sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.
4-Patatja e ëmbël – sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.
5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë ‘C’, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...