Të jetosh shëndetshëm është kthyer në synimin kryesor të shumë njerëzve anembanë në botë pasi është i lidhur drejtpërdrejt me një jetë më të mirë.
Ky lloj stili jetes nënkupton një regjim ushqimor të pasur dhe sa më shumë aktivitet fizik. Dëshira për t’u dukur bukur dhe të tonifikuar ka bërë që vitet e fundit shumë njerëz t’i drejtohen palestrës.
Por nëse shumë prej jush shkojnë me stomakun plot në palestër pasi mendojnë se kaloritë digjen më mirë, janë në mëdyshme se çfarë duhet të hanë pas palestrës:e shumëtshtrimi është një nga zakonet më të rekomanduara personale. Është gjithashtu themelore për të qëndruar në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Më poshtë do të gjeni 5 ushqimet ideale që duhen ngrënë pas palestrës:
1.Avokado: Avokadot janë nga ushqimet më të mira që duhen konsumuar gjithmonë pas palestrës. Janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe proteina vegjetale që kompensojnë energjinë e humbur gjatë ushtrimeve. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në formimin e masës muskulore. Konsumi i moderuar i avokados ul nivelin e kolesterolit të keq dhe tensionit të lartë në gjak.
2.Bananet: Bananet nuk duhet të mungojnë kurrë në regjimin ushqimor post-palestër. Ato përmbajnë sheqerna natyrale që furnizojnë trupin me energji. Gjithashtu rrisin dhe plotësojnë në mënyrë natyrale nivelet e glukozës në gjak.
3.Vezët : Vezët kanë në përmbajtjen e tyre shumë proteina thelbësore dhe minerale. Këto të fundit, pasi absorbohen nga trupi, ndihmojnë muskujt të marrin veten pas sformit të bërë gjatë ushtrimeve.
4.Qumështi i sojës: Qumështi i sojë është një ushqim lehtësisht i tretshëm, i pasur me proteina dhe dhe yndyrna të shëndetshme. Është po ashtu i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, çka e bën një zgjedhje shumë të mirë për të fituar energjitë e humbura. Konsumi i këtij qumështi shërben gjithashtu për të balancuar nivelin e karbohidrateve në gjak.
5.Bajamet: Përkundër madhësisë së tyre të vogël, bajamet janë një central i vërtetë energjie. Përmbajnë acide yndyrore esenciale dhe shumë proteina që ndihmojnë trupin të rimarrë veten pas lodhjes. Gjatë palestrës djegim kalori dhe dehidratohemi pasi djersitemi, si pasojë humbasim shumë kripëra minerale. Bajamet balancojnë çrregullimet e kripërave minerale dhe lëngjeve të tjera.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin