Google ADS

5 ushqimet më të mira për zhvillimin e trurit

10:14 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

T’u sigurosh fëmijëve lëndët e duhura ushqyese gjatë fazës së tyre të rritjes është e rëndësishme për zhvillimin e tyre të përgjithshëm veçanërisht të trurit.

Një regjim i pasur në vitamina, minerale, proteina e lëndë të tjera përkthehet në shëndet të plotë, mendje e trup të shëndoshë. Më poshtë Living do të listojë 5 ushqimet më të mira për zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Kos

Yndyra e gjendur tek nënproduktet e qumështit, si kosi është e nevojshme për shëndetin e trurit dhe ju t’jua jepni me drithëra që janë të pasura me acid folik, e fibra e pak çokollatë të zezë pasi përmban edhe polifenolë të nevojshme për trurin.

Vezë

Veza përmban sasi të larta të kolinës që luan një rol në zhvillimin e qelizave burimore të memories që. Ta themi thjesht, sa më shumë qeliza në tru, aq më e mirë do të jetë kujtesa.

Perime

Perimet apo jeshillëqet si kale apo spinaq janë gjithashtu shumë të pasura në vlera ushqyese për trurin e vogëlushëve pasi promovojnë rritjen e qelizave të trurit. Nxiteni fëmijën tuaj të hanë zarzavate duke i shtuar ato në sallata, omëleta apo tava të pjekura në furrë.

Qumësht

Lëreni fëmijën tuaj të pijë qumësht pa yndyrë pasi është i pasur me vitaminë D, proteina, si dhe fosfor. Kalciumi është gjithashtu thelbësor sepse ndihmon në prodhimin e insulinës dhe për këtë arsye është e rëndësishme që qumështi të shtohet në dietën e fëmijës suaj. Intoleranca e laktozës mund të jetë një problem për disa fëmijë, në mënyrë që të konsultoheni me mjekun tuaj ose pediatrin për alternativat më të mira që duhet t’i jepni fëmijës tuaj për të siguruar që ai ose ajo të marrë vitamina dhe minerale si vitamina D dhe kalcium çdo ditë.

Peshk

Peshku është një lloj tjetër ushqimi që duhet të shtoni në dietën e fëmijës suaj, pasi përmban omega-3 dhe acide yndyrore esenciale. Omega-3 si dhe proteina e gjetur në mishin e peshkut ndihmon në mbrojtjen e trurit nga humbja e kujtesës. Sardelet, toni, dhe salmoni janë vetëm disa nga llojet e peshqve qe rekomandohen dhe për fëmijët.

Këto janë vetëm disa nga ushqimet për të cilat fëmijët kanë nevojë veçanërisht në fazën e tyre të fëmijërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme