Nëse jeni më të etur për gjumë sesa për të bërë seks, atëherë ju keni nevojë të ndryshoni dietën tuaj, në mënyrë që të përforconi dëshirën seksuale.
Kjo nuk do të thotë që patjetër ju duhet të bleni gjëra nga Victoria Secret për t’u ndjerë më seksi, transmeton arbresh.info
E tëra që duhet të bëni është të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit në mënyrë që të rritni epshin tuaj dhe të kthehni humorin.
Ja cilat janë 5 ushqimet që rrisin libido tuaj:
Manaferrat e zeza janë një ndër ushqimet kryesore që kthejnë humorin e mirë. Sipas drejtuesve të Institutit të Shëndetit Hipokratit në West Palm Beach, Florida, manaferrat e zeza janë të pasura më phytochemical dhe rrisin epshin dhe dëshirën për seks. Mjekët sugjerojnë të konsumohen 10 manaferra të zeza në ditë.
Të papërpunuar ose vetëm të ziera, brokoli duhet të jetë ushqimi kryesor i çdo vakti. Brokoli përmban vitamin C dhe kjo vitaminë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ka ndikim të madh në organet seksuale sidomos te femrat. Brokoli preferohet të hahet çdo natë në darkë.
Karafili është një arfodiziakët më të shpeshtë. Kjo erëz mund të konsumohet edhe si çaj edhe e papërpunuar. Në Indi, karafilat janë janë përdorur për të trajtuar mosfunksionim seksual mashkullor për shekuj me radhë. Karafili përdoret edhe për të hequr aromën e keqe të gojës.
Dëshironi që të keni natë paharrueshme seksuale? Atëherë zgjidhja është fiku. Fiku konsiderohet si stimulies i shkëlqyer i pjellorisë dhe rrit sekretimin e fermoneve. Konsumoni fik dhe do të vëreni që disponimi juaj në lidhje me marrëdhëniet seksuale do të ndryshojë shumë shpejt.
Deri me tani çokollata është konsideruar si një ndër ushqimet kryesore që nxisin dëshirën tuaj seksuale, por sipas hulumtuesve në Universitetin e Guelph në Kanada, ky konkludim është vetëm një mirazh. Sipas tyre, nëse dëshironi të keni epsh të lartë mjafton të hani një copë shalqi. Edhe pse është 92% me ujë, shalqiri përmban vlera të larta jetike për shëndetin seksual. Hulumtuesit nga ‘Texas A&M Fruit and Vegetable Improvement Center’ kanë theksuar se shalqiri përmison enët e gjakur dhe rrit libidon. Madje ata, shalqirin e kanë quajtur Viagra natyrore. /Arbresh.info
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë