Zgjoheni në mëngjes dhe përgatiteni me gjithë dëshirë për ditën e re.
Vishni fustanin e përzgjedhur një natë më parë, bëni grimin dhe flokët dhe nuk ju ngelet veçse të mbathni këpucët e reja që sapo keni blerë. Por sapo bëni disa hapa, ndjeni një shtrëngim gulçues nga pas.
E dimë, kjo është një nga ato situata të dhimbshme që nuk do të donit ta provonit kurrë aq më tepër kur ju duhet të ecni për një kohë të gjatë.
Mund të vendosni një manikotë, ndoshta dhe më shumë se një, por sërish do të ndjeni dhimbje.
Living ju prezanton disa truke interesante që as nuk i kishit çuar kurrë më parë ndërmend:
1. Lyeni këpucët një natë më parë me pudër bebesh.
2.Lyeni qafën e çizmeve, sandaleve ose këpucëve stileto me antidjersë roll on.
3.Lyeni këmbët me krem hidratues ose të çfarëdo lloji.
4.Vendosni feta të holla patatesh në atletet e sapoblera, lërini brenda tyre gjatë gjithë natës dhe të nesërmen nuk do t’ju dhëmbin këmët e as do ju mbajnë këpucët erë.
5. Merrni pak alkool dhe spruconi pjesën e brendshme të këpucëve, më pas visheni me letër kuzhine dhe lërini në frigorifer/ ngrirje ( kuptohet brenda një qeseje të mbyllur ) për 3-5 orë. Të nesërmen mund të vishni lehtësisht këpucët e reja dhe do e harroni dhimbjen e gishtave dhe të pas këmbës të një nate më parë.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...