Nëse jeni një person që e keni të vështirë të zgjoheni dhe që e keni të vështirë të kërkoni kombinime të mira për punë, atëherë këto këshilla janë mëse të nevojshme për ju.
Shkaktarë i shkuarjes vonë në punë është se shumica zgjohemi të paorganizuar, transmeton portal arbresh.info
Ndodh që kur të zgjoheni të mos dini të bëni kombinimin më të mirë, prandaj edhe mendja ju “hallakatet”.
Ja edhe 5 këshillat që do t’ju vijnë në ndihmë:
Gjëja më e rëndësishme është që të gjitha gjërat që ju duhet t’i keni të renditura, domethënë të dini se ku i keni fustanet, këmishat, pantollonat, ose fundet…
Nëse kompania juaj kërkon një kod veshjeje, sigurohuni që të ndani veshjet që vishni për të dalë për të pirë kafe, për të shkuar në shëtitje, apo që të takoni miqtë.
Një nga gjërat e rëndësishme është t’i rregulloni të gjitha pjesët sipas ngjyrës, kështu që rregulloni ato nga më e çelura tek më e errëta, ose thjesht renditini sipas ngjyrave tuaja të preferuara.
Nëse veshja është pasioni juaj, atëherë sigurisht që keni pjesët tuaja të preferuara, por edhe ato më të mira. Ndaj është më mirë ta rregulloni kështu garderobën tuaj, nga të preferuarat tek ato më pak të preferuarat.
Një nga gjërat kryesore është hekurosja e rrobave. Hekurosja e garderobës para se ta fusni në dollap do t’ju kursejë shumë kohë, nëse nuk doni të shkoni në punë vonë./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?