Sipas një studimi të kryer së fundmi, një person shpenzon 1140 ditë të jetës së tij për të pastruar shtëpinë.
Kjo do të thotë se shpenzoni 2 orë pastrimi në ditë dhe kjo është shumë. Ka disa truke se si mund ta pastroni shtëpinë tuaj më shpejt dhe në mënyrë më efektive. Bright Side ua tregon këto truke dhe në këtë mënyrë ju kurseni kohën, por edhe lodheni më pak.
Filloni me sistemimin
Edhen pse mund të mendoni që kjo është gjëja e fundit që duhet bërë, gaboheni. Shkoni në dhomë dhe sistemoni rrobat e hedhura kudo dhe më pas mund të filloni me pastrimin e shtëpisë. Kjo do t’ua lehtësojë punën, edhe pse ndoshta e kishit menduar si veprimin e fundit sistemimin e rrobave.
Përdorni një qese plehrash
Një qese plehrash gjatë procesit të pastrimit ju duhet me patjetër. Gjithmonë mbajini me vete dhe nëse gjeni gjëra të panevojshme në çdo ambjent të shtëpise, hidhni menjëherë ato.
Vendosini mjetet e pastrimit në një kovë ose objekt tjetër
Përpara se të filloni pastrimin, ju duhet të zgjidhni produktet e pastrimit. Nuk ka nevojë për pajisje të shtrenjta apo të komplikuara. Merrni vetëm gjërat e nevojshme dhe vendosini në një kovë, kështu do e keni më komode për t’i marrë kur t’ju duhen.
Pluhrat në fillim, fshirja më pas
Mos i nisni punët mbrapsht. Ndonjëherë mendojmë ta fillojmë punën nga ato më të vështirat tek ato më të lehtat. Mirëpo, nëse filloni me fshirjen dhe pas merrni pluhrat, do të keni sërish një dysheme të pisët. Pse? Pluhurat që keni marrë do ta ndotin sërish, prandaj niseni me marrjen e pluhurave dhe pastaj mund të procesoni me fshirjen.
Mos harroni blinduesit
Pllakat anësore mbledhin shumë pluhur dhe shumica prej nesh harrojnë t’i pastrojnë. Nëse dëshironi që shtëpia juaj të jetë e pastër, atëherë edhe blinduesit duhet të jenë të pastër. Merrni një leckë të lagur dhe pastrojini me kujdes dhe do ta shikoni ndryshimin menjëherë.
Pastroni menjëherë
Është e rëndësishme të pastroni pajisjet tuaja menjëherë pas përdorimit të tyre, jo 2 orë më pas dhe sigurisht jo para se t’i përdorni për të parandaluar kimikatet që mund të hyjnë në ushqimin tuaj. Mikrovala, tostieri, furrat dhe pasisjet e tjetra që kanë të bëjnë me ushqimin mund të njollosen lehtë dhe nëse i lini gjatë pa pastruar, do të jetë një makth i vërtetë pastrimi i tyre.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...