5 tipet e kolegëve të cilëve duhet t’iu qëndroni larg

11:09 | 23 Qershor 2019
L G

Stresi i punës i bën njerëzit të transformohen.Nën presionin e afateve, detyrave të shumta dhe filxhanëve të shumtë me kafe edhe personi më paqësor në botë do të bënte apo thoshte diçka për të cilën më vonë do të pendohej.

Ekzistojnë 5 njerëz me të cilët do të ishte mirë mos ta ndanit zyrën. Ndryshe ata njihen si… monstrat.

Vampiri

Vampirët i marrin frymën të gjithë njerëzve që i rrethojnë. Në mbledhje ata janë personat e parë që kritikojnë idetë e tua, pa ofruar zgjidhje produktive. Ata thithin të gjithë energjinë e dhomës dhe irritohen nga idetë plot “diell”. Me shumë mundësi ata janë personat që ankohen për çdo kolegë te shefi.

Fantazma

Fantazma në fillimin mund të jetë dukur si një kolegë bashkëpunues dhe punëtor, por potenciali i tyre asnjëherë nuk bëhet fakt. Ata janë kudo dhe këmbëngulin të përfshihen në çdo projekt, por asnjëherë nuk japin kontributin e tyre në përmbajtje. Me shumë mundësi ai ndodhet pas shpinës tënde tani.

Zombi

Zombi është kolegu i cili mendon gjatë gjithë kohës. Në kërkim të ideve të reja ai shpërqendrohet lehtësisht dhe është shumë i avasht në realizimin e punëve. Mund të duket i padëmshëm, por nëse shoqëroheni me të do të zhyten në botën e mendimeve e do të harroni projektet tuaja.

Frankenshtajni

Frankeshtajni mund të duket si një punonjës ideal, me humo, i shoqërueshëm etj, por jo; në të vërtet ai është një fasadë zhgënjyese. Përveç banaliteteve të shumta, ai shtiret sikur ka informacione në çdo fushë të jetës pa pasur një referencë për atë që po flet.

Njeriu-Ujk

Shumicën e kohës, Njeriu-Ujk është një punonjës shumë i mirë. Por në disa raste humori i tij ndryshon në mënyrë dramatike në shpërthime të tmerrshme. Ata fajësojnë gjithçka përveç vetes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme