Për sa i përket stinës më të ngrohtë të vitit, flitet për shumë mundësi! Gjithçka e arrijmë me dorë, ushqimin, pijet, udhëtimin, daljet, librat. Në këtë kategori futen edhe momentet e bukurisë dhe të modës. Kësaj radhe vëmendjen e kemi te stilet e flokëve. Në vijim ju propozojmë disa stile të flokëve, që ju sigurojnë “summer look” të vërtetë, por nuk ju nevojiten pesë orë përgatitje
BISHTALEC
Shumë shpejt dhe thjesht – lidhni dy bishtaleca, menjëherë pas veshëve. Me karficë ngadalë i bashkoni në qendër të ndarjes, e nëse flokët i keni më të gjatë, vetëm i “futni” nën bishtalec. Kështu flokët do të duket më masivë. Nëse bishtalecat i bashkoni fort, mund edhe të flini me to, pa probleme.
BASHKIMI MASIV NË MAJË TË KOKËS
Lidhni flokët fort në bishtalec, pak e shtypni me ndihmën e karficave magjike dhe lidhni flokët grumbull në majë të kokës. Nuk ka ku të shkojë më lehtë, apo jo?
FLOKU I LËSHUAR, I VALËZUAR
Në një pikatore hidhni pak ujë dhe gjysmë lugë kripë. Shpërndani flokët, e spërkatni dhe përsëri e shpërndani. Do ta vëreni se flokët, fillesë pas fillese, do të fillojnë të “thyhen”.
“BISHTI” I JASHTËZAKONSHËM
Lidheni flokët. I mbështillni me një lidhëse prej gome dhe e forconi me karficë. Kështu veproni edhe në dy vende në bishtalec, por fillesën ta fshihni nën mbështjellësin prej gome. Ky stil i flokëve është ideal për të gjitha ato që kanë flokë të gjatë.
KLASIKJA NË SECILIN SHIKIM
Për sa i përket klasikes verore, as kjo nuk guxon të mungojë. Bishtaleci në formë të shpinës së peshkut, me një kapelë nga anash apo edhe pa të, është e mirëseardhur gjatë kësaj vere.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...