Ju mund të përpiqeni të bindni të tjerët që fëmija juaj është shumë i edukuar dhe i di mirë normat e sjelljes. Mirëpo, ju me ose pa dashje gaboni ndonjëherë. Bright Side ju tregon gabimet që bëni ju prindër, teksa mundoheni të këshilloni fëmijët të sillen mirë:
Kur fëmijët ndërpresin të tjerët
Të thoni “mos ndërprit dikë kur flet” nuk funksionon. Mësoni fëmijën tuaj që të ketë durim për bisedën e tyre. Madje përpara se të flisni në telefon me një koleg pune teksa ndodheni me fëmijën tuaj, mund t’i thoni paraprakisht ”Do të flas në telefon dhe pasi të përfundoj bisedën do të flasim së bashku”.
Kur fëmijët prekin gjëra në dyqan dhe kërkojnë t’ua blesh
Është e rëndësishme të mësoni fëmijët që t’i mbajnë disa dëshira edhe në zemër, sepse ju nuk mund të blini çdo gjë që është në shitje dhe ju nuk duhet ta bëni këtë gjë. Ata nuk e kuptojnë që ju keni një listë të gjërave që duhet të blini. Prandaj përpara se të dilni për të bërë pazar bëni së bashku një listë me gjërat që do të blini në mënyrë që ai/ajo të mos kërkojë gjëra shtesë. Ama, ata do të jenë të përgatitur.
Fëmija juaj nuk përdor fjalët magjike
Sa më shpejt t’ia mësoni fëmijës fjalët magjike, aq më mirë do të jetë. Disa i kuptojnë që në fillim, ndërsa të tjerët duan pak më shumë kohë. Tregojini fëmijës suaj sa të rëndësishme dhe të fuqishme janë fjalët magjike. Mos bëni asgjë që ata ua kërkojnë nëse ata nuk përdorin fjalët: të lutem, faleminderit.
Ata nuk e dinë ku është kufiri
Një fëmijë e ka të vështirë të kuptojë se deri ku mund të shkojë ndarja e mendimeve dhe informacioneve me të tjerët. Ata nuk e njohin turpin, prandaj në vende të gabuara ata thonë fjalët që ju vijnë në mend, pa e vrarë mendjen. Prindërit nga ana tjetër mund t’i vuajnë “pasojat” e fjalëve të tyre. Mundohuni t’i mësoni me idenë se shtëpia ka disa sekrete dhe nuk duhet t’ia tregoni të gjithëve.
Ata kanë frikë të largohen nga ju
Një fëmijë është shumë i frikësuar për t’u larguar paksa nga mbrotja e prindërve, pasi prindi në ketë rast ka vendosur barrierë mes tyre dhe aktiviteteve normale që mund të zhvillojë një fëmije. Mos u mundoni ta mbani fëmijën tuaj vetëm në zonën përreth jush. Lëreni pak të lirë në mënyrë që të mos kenë frikë të qëndrojnë pa ju.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...