Të jesh princeshë nuk është aspak lehtë dhe këtë mund ta kuptojmë fort mire kur vjen puna tek ndjekja e rregullave te protokollit mbretëror. Por me ne fund janë pikërisht disa nga këto rregulla qe i bëjnë princeshat vajza me sjellje te sofistikuara.
Arti i të ulurit
Princeshat nuk e kanë të lejuar te ulen sido. Për t’i gjerë atyre duhet patur kujdes që këmbët të jenë gjithmonë të kryqëzuara me finesë dhe asnjëherë mbi njëra-tjetrën.
Mbajtja e çantës
Nuk do mend qe princeshat nuk mbajnë me vete çantat e mëdha qe ne mbajmë në përditshmëri. Por kur vjen puna tek clutch-et apo tek kuletat e vogla e mira është qe te mësojmë pak nga mënyra e te mbajturit te tyre. Një vajze e kujdesshme e mban gjithmonë çantën me dy duar, nuk e vendos kurrë nënsqetull dhe përpiqet te mos e tejmbushë.
Oraret
Një vajzë e kujdesshme përpiqet te menaxhojë oraret, ne mënyrë që gjithmonë t’i ngelet kohë për veten.
Ngrënia e ngadaltë
Të ngrënit ngadalë është dhurata me e mire qe mund t’i bëni metabolizmit tuaj. Kështu do të konsumoni më pak ushqim dhe do te duken me e sofistikuar.
Qëndrimi
Sigurisht qe edhe qëndrimi i drejte është një nder sjelljet me te sofistikuara te princeshave. Veproni si ne foton e mëparshme për t’i bere një dhuratë pamjes dhe shtyllës tuaj kurrizore.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...