Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezent në pothuajse të gjitha ushqimet.
Ndonëse në sasi të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.
Një shkencëtar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin “Vitaminë” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore në mirëmbajtjen e shëndetit.
Fjala ‘vitaminë’ vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik amine (përbërësit nitrogjenikë).
Por jo të gjitha vitaminat përmbajnë nitrogjen.
Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proçeseve biokimike normale jetësore.
Marrja e vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proçeset e rritjes dhe rigjenerimit të indeve.
Deri tani janë identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.
Grupi i B complex përfshin: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), Cyancobalamina (B12), Acidi folik (Folacin folate) dhe Biotine (H).
Por… A e dini se, mënyra më e mirë për të mësuar nëse po merrni mjaftueshëm vitamina është të shiheni në fytyrë.
Ja si ta dalloni…
Lëkurë e zbehtë
Shumë pak njerëz kanë një ngjyrë të mirë të lëkurës në fund të dimrit. Megjithatë, nëse lëkura juaj është bërë krejtësisht e zbehtë krahasuar me atë që duket normalisht, mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës B12. Pa të ne ndihemi të lodhur dhe të dobët fizikisht. Për të rritur nivelet e saj, duhet të konsumoni më shumë produkte deti dhe mish.
Flokë të thatë
Flokët e thatë dhe të brishtë, të mbuluar në zbokth, mund të jenë shenjë e mungesës së biotinës, e njohur ndryshe si vitamina B7. Kjo ndodh shpesh si rezultat i përdorimit të antibiotikëve. Për të rritur nivelet e vitaminës B7, duhet të konsumoni mish, peshk, perime, fruta, kërpudha dhe fasule më shpesh. Dhe harroni dietat për një farë kohe.
Sy të ënjtur
Nëse vëreni ënjtje përreth syve dhe tek buzat, mund të keni mungesë të jodit. Burimi më i zakonshëm i jodit është kripa e jonizuar. Gjithashtu jod përmbajnë edhe produktet e detit (karavidhet, karkalecat dhe algat e detit), produktet e qumështit, madje edhe buka.
Zbehje të ngjyrës së buzëve
Buzët e zbehura mund të jenë shenjë e mungesës së hekuri. Tensioni arterial i ulët dhe ftohja mund të jenë shenja të tjera të saj. Nuk është e vështirë që të rrisni nivelet e këtij minerali. Mjafton të konsumoni më shumë mish dhe të hiqni dorë nga ushqimet me përmbajtje të lartë në kalcium për pak kohë.
Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve
Gjakderdhja te mishrat e dhëmbëve mund të tregojë për mungesë të vitaminës C. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine mund të çojnë në dobësim të imunitetit, dhimbje të muskujve dhe probleme me dhëmbët. Vitamina C gjendet tek qitroja dhe specat e kuq.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...