Shenjat e zodiakut e përjetojnë ndarjen në mënyra të ndryshme.
Ka nga ata persona të cilët nuk duan t’ia dinë më për ishin pas ndarjes, por ka edhe nga ata të cilët mendojë për një rikthim të mundshëm.
Nëse marrëdhënies tuaj i vjen fundi dhe shpresoni të riktheheni me ish-patnerin, shikoni nëse ai/ajo bën pjesë në listën e mëposhtme.
Këto shenja zodiakale kanë tendencën t’i kthehen dashurisë së vjetër.
Peshqit
Peshqit janë më të butët, më të ndjeshmit dhe me epsh më të madh se të gjitha shenjat e horoskopit, andaj dashurohen marrëzisht dhe përgjithmonë. Madje edhe nëse ndarja është gjëja më e mirë për të dy partnerët, njerëzit e lindur në këtë shenjë vështirë mund të ndahen nga partneri dhe do të bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë. Nëse ndodh ndarja, Peshqit pothuajse gjithmonë i kthehen partnerit dhe do të japin çdo gjë nga vetja që të gjejnë mënyrën se si ta mbajnë partnerin.
Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shpejt dhe lehtë do ta ndërrojnë partnerin nëse lidhja nuk do të jetë serioze, mirëpo kur një herë dashurohen seriozisht, vështirë do të ndahen nga personi i dashur. Janë të gatshëm që angazhohen shumë për lidhjen të cilën e duan. Madje edhe nëse grinden keq dhe ndahen, partneri i Virgjëreshës mund të llogaritë që Virgjëresha do të kthehet dhe do të shpëtojë lidhjen.
Luani
Është e vërtetë që Luani ka egon shumë të madhe, mirëpo kur një herë dashurohet, për dashurinë lufton si luan. Lidhjen joserioze shpejt do ta harrojë, mirëpo dashurinë e vërtetë kurrë. Pas ndarjes ndoshta do të mbajë qëndrim prej ‘bandilli’, do të dalë në takime, do të flirtojë me të tjerët, mirëpo kjo nuk do të thotë se e ka harruar partnerin; përkundrazi, me këto sjellje bëhet sikur gjoja nuk mendon për personin e dashur. Merrni parasysh që ky është Luan: hapin e parë për pajtim patjetër duhet ta bëjë pala tjetër dhe ai do ta pranojë me kënaqësi.
Bricjapi
Bricjapët dashurojnë për kohë të gjatë. Të lindurve në këtë shenjë u përshtaten lidhjet e qëndrueshme dhe jeta periodike kështu që nuk janë të prirë të ndërrojnë partnerë. Një herë kur vendosin të lidhen me dikë, do të përpiqen që lidhja të ketë sukses dhe të zgjasë. Si shenjë tokësore, kryesisht janë luftarakë dhe dukshëm të prirë në reflektim logjik sesa në emocione të fuqishme. Nëse mendojnë që lidhja mund të shpëtohet, i kthehen partnerit dhe bëjnë çdo gjë që ta shpëtojnë lidhjen.
Shigjetari
Shigjetarët janë gjeni, të vrullshëm, të zjarrtë, të sinqertë deri në maksimum. Shigjetarët nuk janë edhe aq të lindur për lidhje të gjata dhe të qëndrueshme. Mirëpo kur njëherë e gjejnë dashurinë e jetës, asgjë nuk mund t’i pengojë që me atë person të jenë përgjithmonë. Nëse ndodh të ndahen, personi i lindur në shenjën e Shigjetarit kthehet te partneri i vet.
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...