Keni dyshuar ndonjëherë se ju tradhton partneri? Edhe nëse nuk keni dyshuar është mirë të lexoni këto shenja të meshkujtve tradhtarë.
Mbase do të surprizoheni, pasi çdo gjë shkonte mirë në lidhjen tuaj, mirëpo nëse i dashuri juaj i bën këto veprime me siguri diçka nuk shkon mes jush.
Nuk është i interesuar për seks
Largimi nga intimiteti mund të jetë një flamur i kuq. “Kjo gjë sinjalizon një dorëheqje apo kthesë”, thotë Nicolle Zapien, Ph.D., dekan dhe profesor i psikologjisë në Institutin e Studimeve Integrale të Kalifornisë. “Pyetja është pse.” Nëse ai është duke mashtruar, mund të ndodhë që nevojat e tij emocionale ose seksuale po arrihen diku tjetër. Ai nuk ka nevojë t’i marrë ato prej jush.
Vonohet aq shumë për t’u bërë gati
Nëse i dashuri juaj papritur ndryshon stilin e veshjes dhe vonohet me orë të tëra për t’u bërë gati diçka ka ndodhur me të. Një interes i ri në pamjen e tij mund të sinjalizojë se po përpiqet t’i bëjë përshtypje dikujt tjetër që nuk jeni ju.
E mban gjithmonë kompjuterin mbyllur
Ju nuk keni pasur asnjëherë mundësinë të kontrolloni kompjuterin e tij. Ai e mban gjithmonë të mbyllur dhe panikohet nëse ju tentonti ta hapni.
Ju mbush me dhurata dhe komplimente
Mund të duket një veprim bujar, por ndonjëherë është e vështirë për t’u besuar. Ndjenja e fajit mund ta bëjë atë t’ju mbushë me dhurata dhe komplimente.
Ju thjesht e dini
E keni ndjerë ndonjëherë se diçka nuk shkon? Thellë brenda vetes e dini që ai ju tradhton, por keni frikë ta pranoni.
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës