Nuk dimë kurrë mjaftueshëm sekrete për flokët. Gjithmonë na ka shpëtuar diçka që duhet ta dimë, nëse duam flokë të shëndetshëm. Larja është një prej proceseve më të rëndësishme, përveç trajtimeve që vijnë më pas. Më poshtë keni 5 rregulla/hile/sekrete që duhet t’i ndiqni nëse doni flokë si ato që keni në mendje.
1. Jo kushdo mund t’ja lejojë vetes kalimin e ditës së larjes
Shpeshtësia e larjes së flokëve varet nga lloji i flokëve. Flokët e rrallë kanë nevojë të lahen edhe përditë, ndërsa flokët e dendur e më të fortë mund të lahen një herë në dy ose tre ditë. Nëse keni flokë të hollë, provoni të kombinoni shampon me një balsam me efekt volumi. Pra, një ditë shampo, një ditë vetëm balsam, në mënyrë që të mos i hiqni skalpit edhe yndyrën e nevojshme që duhet për të mbajtur flokët e shëndetshëm
2.Ulni temperaturën e ujit
Me shumë mundësi ju i lani flokët me një temperaturë uji shumë të lartë që hap poret e lëkurës dhe e ekspozon rrënjën e flokëve. Një gjë e tillë shkakton përtharje dhe këputje të fijeve të flokut. Lajini dhe trajtojini flokët tuaj me ujë të vakët dhe mundohuni që sekondat e fundit para se të dilni nga dushi të kaloni në ujë të ftohtë në mënyrë që poret të mbyllen dhe të ruhet hidratimi i rrënjës, duke ju dhënë flokë më të shkëlqyeshëm.
3.Ndrysho shampon
Ndryshimi i markës së shampos, një herë në muaj për shembull, dhe pastaj kthimi tek shampoja e mëparshme e ndihmon flokun të marrë veten dhe të shini rezultatet e secilës markë.
4. Sasia e shampos që duhet të përdorni duhet të jetë në madhësinë e një qindarke
Nuk është e nevojshme që e gjithë koka juaj të jetë e mbuluar me shkumë në mënyrë që flokët tuaj të lahen. Thjesht masazhojeni shampon me mollëzat e gishtave në rrënjën e flokëve dhe përdorni ujin për ta shpërndarë në gjatësi.
5.Konsideroni përdorimin e masakave më shumë se të balsamit
Maskat e flokëve bëjnë punë më të mirë kur vjen puna tek hidratimi i flokëve dhe ruajtja e ngjyrës. Ata që kanë flokë të dendur e të fortë mund t’i aplikojnë maskat në të gjithë kokën ndërsa ata me flokë më të rrallë duhet të fokusohen tek fundet e flokëve.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...