Pse disa të moshuar vuajnë me shëndetin e tyre në vitet e fundit të jetës ndërsa të tjerë i kalojnë ato plot vitalitet dhe gëzim? Shumica prej nesh mund të pyesë pse disa jetojnë më gjatë se të tjerët.
Të gjithë duan të dinë sekretet e një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë një studim kohët e fundit, që rrëfen disa nga praktikat më të mira mbi mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës, për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.
1. Fitoni vite duke u ushqyer mirë
Ajo që ne hamë ndikon drejtpërdrejt në trupin tonë. Lëkura jonë dhe flokët reflektojnë ushqimet që ne marrim. Për të mësuar në lidhje me një ushqim të shëndetshëm, mjafton të marrim shembullin e njerëzve në Okinawa, Japoni, të cilët dallohen për një moshë të madhe 100-vjeçare. Sekreti i tyre gjendet tek perimet, frutat dhe jo mish i kuq, prodhimet e qumështit dhe vezët.
2. Mos fajësoni gjenet tuaja
Nuk ka dyshim që gjenet kontribuojnë në jetën tuaj apo dhe në sëmundjet që trashëgoni. Megjithatë studimet kanë treguar se të qenit të shëndetshëm varet vetëm 10% tek gjenet, ndërkohë që 90% varet tek zgjedhjet tuaja gjatë jetës.
3. Hani fruta në gjendje natyrale
Ushqimet natyrale janë plot ushqyes. Gatimi në fakt, ndryshon përbërjen kimike të ushqimit, duke ndikuar kështu në nivelet ushqyese. Zierja dhe pjekja janë të njohura të jenë metodat më të mira të gatimit të ushqimit, sepse ato ruajnë ushqyesit në gjendjen e tyre natyrore. Një mënyrë e mirë për të ruajtur shëndetin është që të konsumohen 3-5 fruta çdo ditë.
4. Zhvilloni zakone të shëndetshme
Nëse ju doni të jetoni sa më gjatë dhe shëndetshëm, sigurohuni që të kultivoni zakone të shëndetshme për të shmangur sëmundjet. Më e rëndësishmja nga të gjitha është shmangia e pirjes së duhanit, i njohur si shkaktari kryesor për sëmundje të ndryshme të zemrës dhe të mushkërive. Alkooli është një tjetër keqbërës i madh.
5. Ushtrohuni
Nuk ka asnjë dyshim se, së bashku me dietën, stërvitja është çelësi për një jetë të shëndetshme. Shumica e çrregullimeve të jetesës duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe të tjera, rrjedhin nga një mënyrë jetese sedentare. Studimet kanë gjetur se 15 minuta ushtrime në ditë, shtojnë tre vite në jetën tuaj. Ushtrimi ul shanset për sulm ndaj zemrës dhe aritmisë dhe gjithashtu ndihmon në aftësinë e trupit për të luftuar stresin./monitor/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...