Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit.
Por, shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime. Mirëmbajtja e higjienës së zonës intime është shumë e rëndësishme pasi jo vetëm ju ndihmon të ndiheni më pastër dhe më freskët, por edhe të shmangni problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten në të ardhmen. Më poshtë do të mund të lexoni pesë rregullat bazë për mbajtjen e higjienës së kësaj zone delikate:
1.Eleminoni spunët dhe larësit intimë në trajtë xheli: Duhet të dini që pehashi (pH-i) normal i vaginës së shëndetshme është në vlerat 3.8-4.5, ndërkohë që shumica e ketyre produkteve larëse i tejkalojnë këto vlera. Si pasojë përdorimi i shpeshtë i tyre ndryshon florën vaginale, si dhe paraqet irritim, kruarje, dhembje, erë të keqe, rrjedhje ose infeksion.
2.Lani vetëm pjesën e jashtme të vaginës: Vagina ka aftësi vetëpastruese, për këtë arsye nuk është e këshillueshme që të pastroni brendësinë e saj, madje në disa raste mund të rezultojë e dëmshme. Ju duhet të pastroni vetëm vulvën, buzët e vaginës dhe zonën rreth klitorisit.
3.Mos spërkatni ujin direkt në vaginë: Uji duhet të rrjedhe prej lart -poshtë që të parandaloni hyrjen e baktereve në brendinë e vaginës.
4.Mos përdorni sfungjer: Sfungjeri është një ndër burimet e pashtershme të mikrobeve, prandaj shmangni sa më shumë përdorimin e tij. Gjatë kohë që lani vaginën nuk është e këshillueshme të përdoret asnjë lloj askesori qoftë sfungjer apo tampon prej pambuku, si ai që përdoret për analizën e strishës vaginale.
5.Fshihuni nga para-mbrapa: Pasi të keni bërë dush ose keni kryer nevojat personale, lahuni me ujë të bollshëm, sipas dëshirës ose jo me sapun natyral dhe me vlera të qëndrueshme të pehashit dhe fshihuni gjithmonë me letër tualeti nga para-mbrapa, dmth nga vagina kah anusit. Në këtë mënyrë parandaloni hyrjen e mikrobeve dhe baktereve në pjesën e jashtme të saj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...