Google ADS

5 rregulla “strikte” rreth dietave, që i kemi ndjekur kot

22:54 | 6 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Ashtu si çokollata dhe vera bëjnë mirë për shëndetin, janë përjashtimi i rregullit se “ëmbëlsirat e alkooli” bëjnë keq, po ashtu duhet të ndalojmë së besuari edhe disa mite të tjera që na thuhen rreth të ushqyerit shëndetshëm.

Duhet të ndaloni së ngrëni pas orës 7:00 të mbrëmjes

Nëse zgjidhni me kujdes se çfarë hani në darkë, atëherë nuk do të jetë një problem as për shëndetin e as për peshën tuaj. Duhet të tregoni kujdes të mos hani ushqime kalorike, ushqime që shqetësojnë aparatin tretës dhe ato që mund t’ju lënë pa gjumë.

Duhet të hani porcione të vogla dhe shpesh

Për aq kohë sa jeni duke ngrënë ushqimet e duhura nuk ka rëndësi sa shpesh hani gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju mund të thyeni urinë me fruta të thata, perime të ziera etj. Ushqimet 0 kalorike mund t’i konsumoni sa herë të doni gjatë ditës, pa e vrarë mendjen se do t’iu shndërrohen në kilogramë të tepërt.

NUK DUHET ta shmangni kurrë vaktin e mëngjesit

Nëse mëngjesi mund t’iu sigurojë kaloritë dhe vlerat e para ushqyese, ky vakt nuk ndikon aspak në peshën tuaj trupore dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht. Një studim në American Journal of Nutrition nuk gjeti ndryshime në peshë në dy grupe njerëzish: tek ata që hanin rregullisht mëngjes dhe ata që nuk hanin.

Duhet t’i thoni JO karbohidrateve

Dashamirët e bukës e makaronave, gëzohuni. Jo vetëm që nuk keni nevojë të hiqni dorë nga karbohidratet plotësisht, por këto të fundit duhet të përfshihen rregullisht në dietën tuaj. Në fakt, sipas një studimi, japonezët, të cilët ndjekin dietën tipike të drithërave të vendit, kanë jetëgjatësinë e dytë më të gjatë në botë.

Keni nevojë për detoks gjatë gjithë kohës

Deri në momentin që mëlçia juaj vazhdon të funksionojë si duhet, trupi juaj nuk ka nevojë për detoks, pasi është ky organ, ai që largon toksina nga trupi. Ndaj mos u shqetësoni ju që nuk keni bërë asnjëherë dietë detoks. Trupi juaj nuk është i helmuar.-transmeton Living.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme