Është koha!
Je gati për të nisur një marrëdhënie… apo ashtu mendon? Nëse po mendon akoma me argumentet pro ose kundër, është apo jo kjo koha e duhur për të nisur një marrëdhënie, mund të kesh nevojë për pak më shumë përqëndrim dhe më shumë zbulim të vetvetes. Këtu janë disa pyetje që mund t’i bësh vetes për të kuptuar nëse, në të vërtetë, je GATI për marrëdhënien e ardhshme.
Çfarë më bën të lumtur?
“Nëse nuk e do veten, çfarë mund të presësh nga dikush tjetër?” Të gjithë e kanë dëgjuar këtë shprehje edhe më parë, por ka një të vëtetë shumë të rëndësishme në të gjithë këtë. Të njohësh vetveten është çelësi i vërtetë i lumturisë. Për shembull, çfarë mund të të bëjë të qeshësh? Nëse e ke mësuar këtë për veten, mund të ndihesh mirë në çdo kohë, pra të mos i lësh të tjerët të udhëheqin lumturinë tënde. Mund të jetë e vështirë, por këtu është e bukura e zbulimit të vetvetes. Thjeshtë mendoje! Para se të fillosh të dalësh me dikë dhe të mësosh më shumë për të, mëso diçka më shumë për veten.
E njoh veten mjaftueshëm?
Në fjalët e Ferris Bueller: “Jeta ecën shumë shpejt. Nëse nuk ndalesh dhe të shohësh rrotull për një moment, mund të humbasësh.” E ka thënë shumë mirë Bueller apo jo? I ke dhënë vetes aq kohë dhe mundësi për ta njohur si një e rritur? Mund të të tingëllojë e mërzitshme dhe si një lloj filozofie, por në të vërtetë ti zbulon gjithçka mbi interesat, eksperiencën dhe gjithçka ke kaluar deri tani nëse kalon kohë me veten. Të gjitha duhet të të kenë vlejtur për ta njohur veten shumë mirë përmes viteve. Duhet ta bësh! Përpiqu të kalosh më shumë kohë të çmuar me veten. Kënaqu, jetoje jetën! Sa më shumë të kalosh kohë dhe të njohësh veten, aq më e sigurt do të jesh në një marrëdhënie.
Çfarë dua në të vërtetë?
Je një njeri që thua gjitmonë “PO”? A pranon çdo lloj ftese? A përballesh me çdo lloj konfrontimi? Nëse përgjigjja është “po”, atëherë nuk po kujdesesh për veten. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv në një marrëdhënie, por ne realitet është e gabuar. Të dish të pyesësh për gjithçka ke nevojë, do të thotë të kuptosh çfarë ndien, çfarë të bën të lumtur dhe të gjithë këto së bashku do të të ndihmojë për të pasur një marrëdhënie më të mirë dhe të shëndetshme.
A jam gati për një marrëdhënie?
Nëse kjo është akoma një pyetje, atëherë kë disa gjëra për të bërë. Fakt është që askush nuk është gjithmonë i gatshëm për të pasur fokus maksimal për të afërmit, miqtë, sepse nuk e japim dhe e marrim dashurinë të gjithë njëlloj. Jo më kot jemi të ndryshëm. Por vëmendja është gjithçka në një marrëdhënie të suksesshme. Kjo është diçka që shumica e njerëzve, shpeshherë e harrojnë. Shfrytëzoje kohën tënde dhe kur të jesh gati, do ta dish patjetër.
Çfarë dua nga marrëdhënia e ardhshme?
Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos nëse mosha po të ikën. Kur fillon një marrëdhënie, sigurohu që kërkon diçka serioze ose casual. Ky do të jetë hapi që do të të çojë në një të ardhme të lumtur. Pyete veten: ç’lloj personi kërkon për një marrëdhënie? Çfarë gabimesh do të shmangie për të vazhduar? Sa më shumë të duash, aq më të lehtë do ta kesh për të zgjedhur partnerin ideal për veten dhe për të ardhmen.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...
Raporti Lela-Leo, ky i fundit thotë se Driloni është xheloz ...