Google ADS

5 problemet më të zakonshme të lidhjeve për secilën shenjë të horoskopit

15:51 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

A keni dashur ndonjëherë të fajësoni aq shumë dikë sa vetveten për problemet në lidhjen tuaj? A ju duket se po përpiqeni aq shumë dhe gjithnjë jeni në telashe?

Kur të gjeni personin e veçantë të jetës me të cilin dëshironi të kaloni jetën, ju do të mendoni që pjesa më e vështirë do të mbarojë, megjithatë kjo është pika ku fillon puna e vërtetë.

Astrologët besojnë se ekziston një lidhje midis problemeve në marrëdhënie dhe shenjën tuaj të horoskopit. Meqenëse kjo nuk do të zgjidh çdo sfidë që do të hasni gjatë lidhjes suaj, gjithsesi armatosuni me këto njohuri dhe bëhuni të vetëdijshëm për gjërat ku duhet të fokusoheni dhe si të punoni për ta bërë lidhjen tuaj të ardhshme paksa më të lehtë.

Këtu po ju paraqesim 5 probleme ne secilën marrëdhënie sipas shenjës suaj të horoskopit!

DASHI: 21 mars – 19 prill

Jeni shumë të fokusuar rreth së ardhmes, duke llogaritur çdo hap se ku dëshironi të jetë lidhja juaj.
Në vend të kësaj, ndaloni e mendoni rreth lidhjes suaj e ta shijoni momentin.
Refuzoni të pranoni “jo” si përgjigje, pavarsisht nga situata.
Ndjeni nevojën se keni dhënë gjithçka nga vetja për të shpëtuar lidhjen tuaj, pavarsisht sa toksike mund të jetë.
Ju luftoni me pranimin se jo të gjitha dashuritë zgjasin dhe se ndonjëherë iu vie fundi.

DEMI: 20 prill – 20 maj

Jeni shumë kërkues në dhomën e gjumit,
Ju luftoni për kompromis në çdo fushë të jetës suaj.
Ju mund të jeni tepër gjykues për partnerin, megjithatë nuk vendosni në mënyrë adekuate për të komunikuar siç duhet.
Përpiqeni të keni sa më pak ndryshime në jetë dhe t’i përshtateni jetës me sa më pak sfida.
Ju mund të jeni jashtëzakonisht hakmarrës dhe të merrni gjërat që ju kanë mbetur peng.

BINJAKËT: 21 maj – 20 qershor

Ju ushqeni edhe më shumë grindjet, dhe si të tillë tentoni të luftoni vetëm për çdo gjë, shumica e të cilëve duke qenë një absurditet i plotë.
Ju jeni territorial në lidhje me hapësirën tuaj personale të jetesës, që duhet të jetë pikërisht ashtu siç e shihni.
Kjo shkakton një luftë domethënëse në lidhje me përpjekjen për të përfshirë disa nga zgjedhjet e brendshme të partnerit tuaj. Ju harroni se edhe partneri juaj ka nevoja dhe dëshira personale.
Keni nevojë për eksitim në jetën tuaj, kështuqë kur jeta të bëhet rutinë, frika nga rehatia zakonisht parashikon fundin e marrëdhënies suaj.
Ju jeni të dhënë aq shumë pas pasionit të fazave të hershme të lidhjes por që harroni se njerëzit shpesh ndryshojnë dhe nuk mund të jenë të njejtë në rrugëtimin që janë sot.

GAFORRJA: 21 qershor – 22 korrik

Ju dëshironi martesë dhe fëmijë më shumë se çdo gjë tjetër në jetën tuaj, megjithatë ju duket se asnjëherë nuk është koha e duhur.
Ju gjithnjë keni frikë se partneri juaj ju neglizhon.
Ju keni nevojë të ndjeni vazhdimisht dashuri dhe kur nuk e merrni atë bëheni të hidhëruar dhe të ftohtë ndaj atyre përreth jush.
Megjithatë, kur merrni vëmendjen e tepruar, ndjeheni sikur po përmbyteni.
Ju kurrë nuk mund të vendosni nëse doni të qëndroni në një marrëdhënie duke dashur një person të vetëm apo të vazhdoni të eksperimentoni jetën vetëm.

LUANI: 23 korrik – 22 gusht

Ju vazhdimisht i krijoni presion vetes në lidhje me atë se çfarë të tjerët mendojnë rreth lidhjes suaj.
Ju keni nevojë për siguri dhe stabilitet financiar në jetën tuaj.
Megjithatë i përmbaheni besimit se partneri juaj është ai që duhet të punojë për ta bërë këtë.
Ju fshehurazi frikoheni se partneri juaj nuk do të jetë kurrë i kënaqur me ju dhe pritshmëritë tuaja.
Ju kërkoni shumë më tepër vëmendje nga partneri se sa jeni të gatshëm të ofroni, duke e bërë lidhjen tuaj të njëanshme.
Lexoni edhe këtë: Çfarë mësova nga partneri më i keq që kam pasur ndonjëherë!

VIRGJËRESHA: 23 gusht – 22 shtator

Kur zemëroheni, ju flisni para se të mendoni, duke thënë shpesh gjëra që sduhet thënë.
Bëni kompromise shumë më herët, shpesh duke lënduar veten ndërsa të tjerët duke përfituar.
Jeni jashtëzakonisht tradicional dhe vështirë e pranoni faktin që partneri juaj të jetë ndryshe nga ju, pavarsisht faktit se mund ta duani shumë atë.
Ju dëshironi të qëndroni afër partnerit gjatë gjithë kohës, duke bërë gjithçka së bashku, pavarsisht se sa jo e shëndetshme mund të jetë ky afrimitet.
Shpesh herë e sforconi veten më shumë se sa duhet.

PESHORJA: 23 shtator –22 tetor

Ju shihni gjithnjë më të mirën tek njerëzit, dhe kjo pikëpamje e bën të vështirë për ju të kuptoni se si disa njerëz mund të jenë toksikë në jetën tuaj.
Jeni një partner tepër kërkues dhe nuk mund të qëndroni të lënë pas dore.
Ju gjithmonë besoni se mund t’i kurseni të gjithë, pavarsisht se sa mund të jeni praktik.
Ju mund të lëndoni ndonjëherë personin tjetër, duke mos qenë të kujdesshëm me gënjeshtrat.
Jeni jashtëzakonisht të pavendosur kur vjen puna në jetën e dashurisë, dhe nuk mund të fokusoheni në një lidhje serioze.

AKREPI: 23 tetor – 21 nëntor

Ju nuk toleroni për mashtrim dhe tradhëti në lidhjen tuaj dhe refuzoni shans të dytë.
Ju e merrni gjithçka si personale që thuhet për ju.
Ju shmangni të flisni për ndjenjat tuaja. Bisedat janë ato që ju bëjnë të ndjeheni jo këndshëm.
Ju mbani grindjen kundër partnerit tuaj për një kohë të gjatë.
Ju shpesh hyni në një marrëdhënie pasionante, megjithatë kur fillon të zbehet ju mërziteni mënjëherë.

SHIGJETARI: 22 nëntor – 21 dhjetor

Shpirti juaj i lirë dhe pikëpamjet aventureske shpesh bien ndesh me kufijtë e të tjerëve.
Ju e shkatërroni lidhjen tuaj duke e lënë partnerin të lënduar dhe të lodhur.
Ju përcaktoni rëndësi të madhe për pamjen fizike dhe nuk keni frikë të flisni për gjëra të parëndësishme.
Ju më mirë pranoni drejtësinë se sa pajtimin, dhe largoheni më mirë pa iu dhënë ndjenjën e dyshimit.
Ju dëshironi liri absolute dhe dëshironi të udhëtoni vetëm e të keni një marrëdhënie të hapur.

BRICJAPI: 22 dhjetor– 19 janar

Kur qëndroni me dikë për një kohë të gjatë, ju rahatoheni aq shumë saqë nuk dëshironi të largoheni nga ai.
Ju i bëni vet vendimet dhe nuk jeni të kënaqur nga të tjerët.
Ju shmangni grindjet me çdo kusht dhe më tepër preferoni që partneri juaj të merret me problemet.
Ju dëshironi të kënaqni vetëm partnerin tuaj duke harruar për dëshirat tuaja.
Ju vazhdimisht bëni justifikime për marrëdhënie jo të shëndetshme.

UJORI: 20 janar – 18 shkurt

Ju dhe partneri juaj nuk jeni në gjendje të keni një bisedë të vërtetë për të ardhmen, nuk bëni kompromise.
Ju shpesh ndiheni sikur jeni keqkuptuar.
Ju keni frikë nga mërzia dhe për këtë arsye preferoni të largoheni për diçka të re se sa të qëndroni duke luftuar.
Ju refuzoni të qëndroni shumë afër, kërkoni më shumë hapësirë nga partneri se sa realisht është duke ju ofruar.
Ju jeni ekspert në debate dhe komunikues i mirë, por ndonjëherë e gjeni veten të humbur nga partneri.

PESHQIT: 19 shkurt – 20 mars

Ju luftoni me idenë e shprehjes së emocioneve tuaja, të cilat shpesh çojnë në keqkuptim me partnerin tuaj.
Ju nuk pëlqeni askënd që nuk hapet me ju dhe është i sinqertë.
Ju jeni shumë i rezervuar gjë që ia vështirëson shumë punën partnerit për t’ju afruar.
Ndonjëherë ndiheni sikur keni kujdes për njerëzit tjerë në jetën tuaj më shumë se sa ata bëjnë për ju.
Në mënyrë që të shëroheni nga streset e jetës, ju nevoitet të kaloni kohë në vetmi, është po aq e rëndësishme sepse edhe partneri do të gëzohet për këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme