Qumështi i ngrohtë, çaji kamomil dhe lëngu i qershisë janë pije që ndihmojnë të flini rehat dhe pa shqetësime, por a janë ato ( dhe pije të tjera që vijnë me pretendime të ngjashme) ndihmë e vërtetë?
Sipas dieotologes Nicole Osinga, këto pije ndihmojnë në dietën tuaj, por gjithçka varet nga ajo që ju e kërkoni, transmeton portali arbresh.info
Pra, nëse keni probleme me gjumë, shanset janë që të mos provoni asgjë, megjithatë, më poshtë mund të lexoni pijet që ju vijnë në ndihmë.
Qumështi
Qumështi përmban triptofan, i cili është një aminoacid që përdoret për të prodhuar një melatonin neurotransmetues”, thotë Osinga. Megjithatë, ky opsion sjell dilema. Disa thonë se qumështi, sidomos i ngrohtë, ndihmon në të fjeturit rehat, ndërsa të tjerët thonë se nuk kanë dëshmi mbi këtë. Por është e rëndësishme të theksohet se qumështi përmban një tjetër hormon të quajtur melatonin, i cili lidhet me gjumin dhe relaksimin.
Qumësht soje
Qumështi i sojes është i pasur me triptofan, thekson Osinga. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i San Paolo gjeti se soja në përgjithësi, mund të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të gjumit për gratë që janë në fazën e menopauzës. Kjo është për shkak të izoflavoneve të pranishme në produktet e sojeve.
Çaj kamomil
“Kamomili është qetësues edhe ndihmon për gjumë të mirë”, sqaron Osinga. “Një filxhan me këtë pije mund të ndihmojë për gjumë të mirë”. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti Case Western Reserve, ka gjetur se efektet qetësuese vijën për shkak të pranisë së flavonoid apigenin, një përbërës bioaktiv i kamomilit.
Smoothie me ushqime që përmbajnë magnez
“Magnezi ndihmon kur trupi është në gjendje të përgjumur, sepse ndimon në relaksimin e muskujve”, shton Osinga. “Ushqimet që përmbajnë magnez janë spinaqi, arrat dhe farat”.
Sipas revistave shëndetësore, magnezi aktivizon sistemin nervor, i cili është i njohur për t’ju qetësuar dhe relaksuar. Magnezi ndihmon trupin që të përgatitet për gjumë.
Banana
“Bananet janë burim i shkëlqyer i magnezit dhe kaliumit. Gjithashtu përmbajnë triptofat”, thotë Osinga. “Nëse kombinoni qumësht me banane dhe shtoni pak kanellë, ju do t’ia dilni që të fleni rehat”./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...