5 perimet me sasi të lartë të proteinave

11:52 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Proteina është një lëndë ushqyese thelbësore që trupi juaj e përdor për të ndërtuar dhe riparuar indet.

Edhe pse ushqimet me përmbajtje shtazore kanë sasi më të lartë të proteinave, disa bimë gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme.

Këto janë 5 perime të shëndetshme që përmbajnë një sasi të lartë të proteinave.

5 Perimet me Sasi të Lartë të Proteinave

Sallata e gjelbër
Është një bimë nga lloji “cruciferous” që rritet në ujë dhe ka një përmbajtje të lartë të proteinave.

Një filxhan prej 34 gramesh përmban 0.8 gram proteina dhe ka sasi të lartë të vitaminës K. Ajo përmban gjithashtu sasi të lartë të vitaminave B, kalcium, mangan, kalium, vitaminë A dhe vitaminë C.

Për më tepër, ka edhe veti antioksiduese. Ajo gjithashtu përmban komponime fenolike që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Shmangni zierjen e saj, pasi kjo do të ulë përmbajtjen e antioksidantëve. Në vend të kësaj, provoni të konsumoni të freskët, në sanduiçe ose përziejeni atë në smoothies.

Lakra Alfalfa
Kanë shumë pak kalori, por janë të pasura me nutrientë.

Një filxhan (33 gramë) përmbanë 1.3 gram proteina. Kjo perime gjithashtu ka sasi të mirë të folatit, vitaminave B, hekurit, magnezit, fosforit, zinkut, bakrit dhe vitaminave K dhe C.

Disa studimeve të bëra në kafshë tregojnë se konsumimi i saj mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit. Kjo është menduar të jetë për shkak të përmbajtjes së lartë të “saponins”, një grup i komponimeve që mund të ulin kolesterolin.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të pasura me nutrientë që mund të konsumoni.

Përbënë proteina në 30% të kalorive dhe përmban të gjitha aminoacidet esenciale. Një 1-filxhan (30-gram) ofron 1 gram proteina dhe sasi të lartë të vitaminës K.

Gjithashtu përmban sasi të mëdha të folatit, manganit, magnezit, hekurit, kaliumit, kalciumit, vitaminës A dhe vitaminës C.

Përveç përmbajtjes së saj të lartë të proteinave, spinaqi ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore

Në një studim, 20 atletë që morën suplemente spinaqi për 14 ditë reduktuan stresin oksidativ dhe kishin më pak dëme të muskujve.

Një lloj sallate “Mustard Green”
I përkasin familjes “Brassica” dhe janë shumë të ngjashme me lakrën jeshile, por kanë një aromë të veçantë të mustardës.

Një filxhan përmban 56 gramë proteina, si dhe sasi të lartë të vitaminë K dhe vitaminës A. Ajo gjithashtu ka sasi të lartë të manganit, kalciumit, kaliumit , Vitamina B, vitamina C dhe vitamina E.

Poashtu, si perimet tjera, përmbajnë komponime fenolike që u japin atyre vetitë antioksiduese.

Një studim tregoi se zierja e tyre në avull rrit aftësinë e tyre për t’u lidhur me acidet biliare. Kjo mund të ndikoj në uljen e nivelit të kolesterolit.

I njëjti studim tregoi se zierja në avull mund të ketë efekte të ngjashme pozitive edhe në zarzavatet tjera që u përmendën.

Kjo perime mund të konsumohet e freskët, e zier, në salca të ndryshme apo në sallata.

Brokoli
Brokoli është një perime mjaft e popullarizuar që gjithashtu ka sasi të lartë të proteinave. Mund të shijoni të papërpunuar ose të zier.

Një filxhan prej 91 gramësh të brokolit të copëtuar mund të përmbajë 2,6 gramë proteina, duke përfshirë të gjitha aminoacidet esenciale. Gjithashtu përmban shumë folate, mangan, kalium, fosfor dhe vitamina C dhe K.

Për të gjitha këto lëndë ushqyese, 1 filxhan brokoli përmban vetëm 31 kalori.

Brokoli gjithashtu ka sasi të mëdha të flavonoideve, si kaempferol. Këto kanë efekt antioksidues dhe anti-inflamatorë.

Ngjashëm me të gjitha perimet e tjera të familjes “cruciferous”, brokoli ka një përmbajtje të lartë të glucosinolates, komponim që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit.

Ashtu si zarzavatet tjera, brokoli ka një kapacitet më të lartë për t’u lidhur me acidet biliare kur është i zier se kur është i papërpunuar, kështu që konsumimi i brokolit të zier në avull mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjakun tuaj.

Përveç kësaj, brokoli mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë duke stimuluar detoksifikimin dhe prodhimin e komponimeve antioksiduese në mëlçi.

Brokoli mund të konsumohet i zier në avull, i pjekur, ose i skuqur. Ju mund ta përdorni atë për t’iu dhënë shije ushqimeve tjera, në supa dhe salca të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme