Google ADS

5 përdorimet e pabesueshme të birrës të cilat nuk i keni dëgjuar më parë

08:12 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Në qoftë se një mollë në ditë mban mjekun larg për një vit, e keni menduar ndonjëherë se ç’mund të bëjë një birrë në ditë?

Përveç se shuan etjen dhe është një justifikim i mirë për të kaluar kohë me miqt dhe shijuar një pasdite jashtë, a ndeshje futbolli, birra ka gjithashtu përdorime të panjohura dhe të frytshme për flokët, trupin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Le të zbulojmë për çfarë bëhet fjalë.

1.Ushqen dhe përshpejton rritjen e flokëve: Birra është e pasur me vitaminë B1 dhe silikon, dy përbërës shumë të rëndësishëm që ushqejnë rrënjën dhe majat e flokëve. Masazhi i përditshëm me birrë nxit gjithashtu rritjen e tyre. Mjafton të lagni gjithë kokën, ta masazhoni për 10 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të fohtë.

2.Hidraton lëkurën: Pasi të keni mbaruar me flokët, mos harroni ta përdorni edhe për fytyrën. Birra ka në përmbajtjen e saj antioksidantë që parandalojnë shfaqjen e rrudhave, si dhe eleminojnë shenjat e njollat e ndryshme. Përzieni 1 lugë gjelle birrë, 1 të bardhë veze dhe disa pika vaj bajame dhe vendoseni në fytyrë para se të flini. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe lajeni me ujë të vakët. Fytyra juaj do të ketë butësinë e lëkurës së një bebeje.

3.Eleminon njollat nga mobiljet e drurit: Me siguri amvisat e dinë sa e vështirë është të pastrosh njollat nga mobiljet e drurit, dhe sipërfaqjet e lëmuara. Ndoshta nuk e keni çuar kurrë në mend, por zgjidhja është më e thjeshtë nga ç’keni menduar: mjafton një pikë birrë dhe do të shpëtoni prej tyre. Lagni sipërfaqen që do të pastroni me birrë dhe fërkojeni me një napë pambuku derisa njolla të hiqen.

4.Pastron bizhuteritë e argjendit dhe floririt: Pse të harxhoni para tek argjendari i lagjes kur fare mund t’u riktheni shkëlqimin e humbur unazave apo vëthëve me pak birrë. Mjafton të spruconi birrë mbi to, ta lini të veprojë për 5 minuta dhe më pas t’i fërkoni me furçë dhëmbësh.

5.Heq njollat e ndryshkut: Sa herë ju ka ndodhur të shihni njolla ndryshku në veshjen tuaj të preferuar dhe ta prishni akoma më shumë me zbardhues. Mos u lodhni, mjafton të shtoni birrë në lavatriçe ose kur e lani me dorë dhe njollat do të zhduken.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme