Të gjithë kanë dëgjuar për uthullën e mollës, por jo të gjithë i dinë benefitet e saj dhe sa shumë mund t`ju ndihmojë në rutinën e bukurisë. Uthulla e mollës ka përdorime të ndryshme që lidhen me humbjen e peshës, sheqerin e gjakut, djegien e kalorive etj. Benefitet e saj janë të shumta edhe për sa i përket lëkurës dhe rutinës së bukurisë. Këto janë përdorimet e uthullës që do t`ju shpëtojnë jetën.
Pickimet nga insektet
Nëse keni kruarje dhe dhimbje për shkak të një picikimi nga ndonjë insekt, thjesht aplikoni pak uthull molle në vendin e irrituar. Acidi i saj do të zhdukë kruarjen dhe plaga do të shërohet shumë shpejt. Vetëm sigurohuni që uthullën ta përzieni me ujë në raportin 50:50.
Tonik
Po shpenzoni sasi të mëdha parash për tonikë që nuk e dini as çfarë përbërësish kanë? Tani tonikun tuaj të shtrenjtë mund ta zëvendësoni me uthullën e mollës. Kini parasysh që gjithmonë uthullën ta përzieni me ujë në raportin 50:50 dhe nëse ju bezdis era e saj mund të shtoni edhe pak nga vaji esencial i preferuar. Ky tonik do të përmirësojë tonin e lëkurës, do të balancojë pH, si dhe do të luftojë aknet.
Ndihmon ndaj djegies nga dielli
Vera është duke ardhur dhe djegies nga dielli nuk i shmangemi dot. Në këtë rast uthulla e mollës mund t`ju hyjë shumë në punë. Shumë mendojnë se aplikimi i saj në vendet e djegura nga dielli do ta përkeqësojë situatën, por në fakt nuk është kështu. Uthulla balancon pH e lëkurës dhe kjo bën që djegia të shërohet më shpejtë. Vetëm duhet pasur parasysh që uthulla të përziehet me shumë ujë, në mënyrë që locioni mos të ketë përqëndrim shumë të lartë.
Lufton aknet
Acidi malik që përmban uthulla e mollës ka aftësi antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Përveç luftës së akneve ekzistuese dhe ndihmës që i jep lëkurës për t`u shëruar, uthulla do të parandalojë daljen e akneve të reja dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.
Lufton shenjat e moshës
Uthulla e mollës përmban acid alpha-hydroxy, që është një prej përbërësve kryesorë në produktet e lëkurës. Kjo e ndihmon lëkurën të ripërtërihet dhe të qëndrojë e freskët. Për të luftuar rrudhat përzierjen e uthullës dhe ujit aplikojeni me një tampon pambuku dhe lëreni fytyrën ta përthithë. Fillimisht lëreni 2-3 minuta për të parë se si reagon fytyra juaj, nëse reagon mirë mund ta lini edhe më gjatë./revistaclass/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...