Nëse dëshironi që të ndryshoni dukjen e transformimit të flokut, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shkurtë. Ja nuancat për flokë që janë më populloret për vjeshtën e vitit 2017
GIGI HADID
Një nga modelet më të njohura të së sotmes gjatë kohës më të ngrohtë kishte sjellë disa ndryshime, kështu që ka “freskuar” flokun e saj, duke përdorur nuanca të verdha. Një formë si kjo e ngjyrosjes është ideale nëse dëshironi të përfshini ndryshim drastik të ngjyrës dhe shkëlqyeshëm u shkon personave që kanë lëkurë më të ndritshme. Vjeshta thuajse është e krijuar për të bërë këtë ndryshim, transmeton gazeta Kosova Sot.
JENNIFER LOPEZ
Në flokun e gjatë ngjyrë gështenjë, diva latine ka përdorur fillesat e verdha. Kështu ka “rrumbullakuar” fytyrën dhe ka bërë dallim nga Gigi me kontrast më të fortë. Tretmani është ideal nëse tashmë keni bazë me ngjyrë kafeje.
SARAH JESSICA PARKER
Sarah, e cila ka aktruar personazhin televiziv të preferuar si Carrie Bradshaw dhe jo vetëm që na ka dhënë leksione për këpucët, por edhe si të trajtojmë flokun në mënyrën e duhur. Në shembullin e saj mund të shohim dukjen “brendie” që nënkupton kombinimin e të verdhës dhe ngjyrës kafe që edhe krijon efektin e flokut të ndriçuar nga dielli duke dhuruar fillesa të ndryshme tradicionale ngjyrës së gështenjtë të flokut.
JESSICA CHASTAIN
Ngjyra e kuqe e flokut sikur është sinonim për vjeshtën. Shkëlqyeshëm shkon me sytë e gjelbër dhe të kaltër, si dhe me tenin e zbehtë. Nëse doni të shtoni magjinë e bukurisë, vendosni buzëkuqin e kuq, ashtu siç ka bërë e bukura Jessica.
KENDALL JENNER
Floku pa shkëlqim, me ngjyrë të zezë me shkëlqim të errët ngjyrë kafeje, i përshtatet tenit të errët dhe kjo për shembull duket qartas te e reja Kendall. Stili i butë i flokut të shkurtë rrumbullak në mënyrë të shkëlqyeshme “shëron” këtë nuancë të flokut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...