Përgatituni për shoping dhe pastrim të dollapit nga xhinset e vjetra. Edhepse xhinset vishen për çfarëdo rasti, nuk është e thënë t’i mbani të vjetrat dhe të mos rifreskoni dollapin me modele që do të jenë në modë.
“Skinny” xhinse të drejta
Ditët e streçeve të ngushta janë pas, modeli që do të mbahet këtë sezonë do të jenë ‘skinny’ xhinse të drejta. Zgjedheni ndonjë model me bel të gjatë që këmbët e juaja të duken më të gjata.
Zile të grisura
Xhinset e quajtura ‘zile’, të gjëra në fund dhe të ngushta përgjatë këmbës, janë për të gjithë kategoritë. Më së miri kombinohen me take të larta.
Super madhësi “oversize”
Femrat që janë të prirura për eksperimentim mund t`i gëzojë fakti se këtë sezonë do mbahen xhinse oversize të ngjashme me modelet e 60` të vonshme, andaj pyesni mamanë mos ka ruajtur ndonjë model nga rinia e saj.
Xhins i kthyer mbrapsht (i lakuar)
Këto modele i kemi veshur dhe gjithmonë kanë qenë xhinse të të dashurit. Këtë vjeshtë vijnë pak më ndryshe, me fund të kthyer gjerë dhe me zbukurime me perla.
Xhinse të drejta të grisura
Nëse nuk ju pëlqejnë zilet, alternativa janë xhinse të gjera dhe të drejta që kanë qenë të preferuarat e viteve 70`./femra.net/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...