Për arsye të panjoura ende, qarkullojnë në bisedat e nënave të reja mendime jo të vërteta rreth gjidhënies. Ato zakonisht e kanë zanafillën që në shtatzëni, për të vazhduar edhe pas saj. Janë pikërisht këto mendime që zakonisht çojnë në mosfunksionimin e gjidhënies.
Sipas ekspertëve së laktacionit, nuk duhet t’i jepni rëndësi këtyre ideve te gabuara, të cilat mund të jenë të tipit:
1- Nuk kam mjaftueshëm qumësht
Ideja e te mos pasurit mjaftueshem qumesht, ose qe edhe pse ka mjaftueshem qumesht nuk eshte ne gjendje ta ushqeje sic duhet femijen, eshte frika me e madhe e nenave te reja. Por, ju duhet te dini se cdo grua eshte ne gjendje te prodhoje mjaftueshem qumesht per femijen e saj, si dhe me cilesi te brenda normave te lejuara per ta ushqyer ne menyre sa me te mire. Njihen edhe raste jo te pakta kur nena nuk eshte ne gjendje te prodhoje sasi te mjaftueshme qumeshti per femijen e saj, por kjo ndodh ne raste te ralla kur zakonisht dicka nuk shkon sic duhet. Kjo mund te ndodhe psh: nese nena mundohet ti “vendose rregulla” femijes duke i dhene te pije me orar, ku cdo pirje duhet te zgjase me kohe te limituar nga vete ajo. Ne kete rast femija nuk e ben thithjen sic duhet dhe gjendrat mamale nuk arrijne te stimulohen plotesisht.
Gjithashtu, njihen edhe raste kur nena ka mjaftueshem qumesht, por femija nuk e ploteson normen minimale prej 170-200 gr ne jave te shtimit ne peshe. Ne te tilla raste keshillohet nga mjeku pediater, plotesimi i nevojave te femijes me qumesht formule.
2- Disa nena kane qumesht mjaftueshem, disa jo.
Edhe ky mit ka si ide baze pamjaftueshmerine e qumeshtit, ku disa nena kane shume qumesht dhe disa nuk kane. Por edhe kjo ide eshte e gabuar, pasi gjoksi eshte nje gjender qe i pergjigjet kerkeses se femijes: sa me shume ai kerkon, aq me shume gjoksi prodhon. Nese edhe ju keni te njejten frike, se nuk po arrini te prodhoni mjaftueshem qumesht per femijen tuaj, atehere duhet ta vendosni ate sa me shpesh ne gjoks, duke pasur kujdes per te kontrolluar nese eshte vendosur ne menyre korrekte per ta bere thithjen ashtu sic duhet.
3- Pas muajit te 6-te qumeshti eshte ujë
Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per femijen dhe ai nuk i humb asnjehere vlerat e tij ushqyese. Ne te vertete ajo qe ndodh eshte qe ai ndryshon perberjen e tij pas vitit te pare te jetes. Qumeshti i nenes ndryshon ne baze te nevojave te femijes dhe ne baze te rritjes se tij, por ai si perberje kryesore ka: enzimat, proteinat, laktozen, antikorpet dhe yndyrnat, pra nuk eshte thjesht uje.
Gjithashtu ju duhet te mesoni te mos vleresoni cilesine e qumeshtit te gjirit nepermjet ngjyres, pasi kjo mund te behet vetem per qumeshtin e lopes.
Pas 12 muajve qumeshti i gjirit, perbehet edhe nga perbers te tjere, si psh: antibakterie, te domosdoshem per rritjen e femijes, edhe pse ato nuk jane shume te pranishem ne qumeshtin e muajve te pare te jetes.
Ju duhet te keni parasysh se: gjate gjithe gjidhenies, ju jeni duke i dhene femijes tuaj ate cfare ai ka nevoje ne ate moment.
4- Lindje me prerje cezariane? Aspak qumesht
Jane te paverteta ato qe thuhen rreth “marredhenies se keqe” ndermjet lindjes me operacion dhe prodhimit te qumeshtit te gjirit. Kjo pasi nuk eshte menyra e lindjes ajo qe i jep sinjalin gjendrave mamale te prodhojne qumesht, por shkeputja e placentes nga trupi i gruas.
Ajo cfare duhet te beje nena pas lindjes eshte te vendose femijen te pije brenda 30’ pas lindjes, edhe nese behet fjale per lindje me prerje cezariane.
5- Gjidhenia te shendosh
Hiqni dore nga mendimet e te ngrenit per dy gjate shtatzanise edhe pas saj. Nese jeni duke ushqyer nje femije me gji duhet te merrni rret 2000-2200 kalori ne dite dhe jo 4000! Konsumoni shume fruta dhe perime te fresketa, pini sa me shume lengje (sidomos uje) dhe keshtu do te keni peshe trupore brenda normave si dhe sasi mjaftueshem qumesht per femijen tuaj. Nese ju jeni duke shtuar peshe gjithnje e me shume gjate laktacionit, kjo eshte per shkak te nje regjimi jo te mire ushqimor.
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...