Google ADS

5 mite rreth ushqimit qe nuk duhet t’i besoni më

12:10 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Me siguri keni dëgjuar aq shumë rreth rregullave që duhet të ndiqni për ushqime të caktuara, dieta apo gjë ra të ngjashme.

Duhet të dini që nuk duhen besuar të gjitha. Ka shumë  keqinformim mes njerëzve për çështjen e të ngrënit, por këto shpjegime do t’iu ndihmojnë të hiqni disa ide të gabuara.

Kur nuk ha ushqim dobësohesh!

Të  lësh veten të qëndrojë e uritur vërtet do t’iu dobësojë, por ju nuk do keni aspak energji. Dhe ç’është  më e rëndësishmja do të humbni masë muskulore me dobësimin e menjëhershëm dhe aspak të shëndetshëm.

Speci djegës shkakton ulcerë!

Ky pohim nuk është aspak e vërtetë. Sipas studimeve të fundit speci i kuq lufton aciditetin në stomak.

Të hash mish të kuq dhe produkte bulmeti dëmton veshkën!

Personat që kanë aktualisht probleme me veshkën mund të dëmtohen vërtetë nga konsumimi i këtyre produkteve, por ata që kanë një veshkë të shëndetshme nuk kanë asnjë problem.

Të ngrohësh ushqim në mikrovalë zhduk vlerat ushqyese!

Mikrovala është një nga metodat më të mira për të ruajtur vlerat e ushqimeve, pasi nuk ka temperaturë  të lartë dhe kërkon kohë për ta ngrohur ushqimin. Dëmtimi ndodh nëse temperaturat e ngrohjes janë të  larta.

Qumështi dhe peshku nëse konsumohen bashkë shkaktojnë sëmundje të lëkurës!

Nuk ka asnjë provë  shkencore për këtë teori. Madje shumë receta që kanë bazë peshkun kanë në  përbërje edhe qumësht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme