Gjumi është baza e gjendjes psikologjike e trupore të njeriut. Mungesa e tij, apo cilësia e dobët mund të ndikojë negativisht në përditshmërinë e në përgjithësi në jetën tonë. Shumë prej nesh e humbasin gjumin për arsye të ndryshme, të cilat kanë pasoja në vazhdim.
Më poshtë do të gjeni 5 zakone që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë:
Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë
Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.
Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë
Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.
Ushtrohuni
Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.
Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim
Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.
Mbajeni celularin larg
Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqëndron sistemin njerzor dhe e mban atë zgjuar.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele