Ne e kalojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë. Prandaj edhe një gjumë i parehatshëm sjell stress, lodhje, ankth dhe ndikon shumë edhe në jetën e përdittëshme.
Për një gjumë të rehatshëm, specilisti Ozlem Cakir, sqaron 5 rregullat e arta që duhet ndjekur, transmeton portali arbresh.info
Neurologu Cakir sqaron se nëse një person nuk bën gjumë mjaftueshëm, ai do të ndjehet i lodhur, i stresuar, do të përjetojë ankth dhe nuk do të ketë as koncentrim në punë. Sipas tij dhoma duhet të jetë e errësuar dhe e ajrosur mirë.
Ai thekson se leximi para gjumit, meditimi, ushtrimet fizike ndihmojnë në gjumë të mirë, ndërsa bën thirrje që nga dhoma e gjumit të largohen telefonat , kompjuterët dhe televiziori.
Në anën tjetër, fjetja në një divan nuk është apsk e sugjerueshme, sepse mund të shkaktojë dhimbje shpinë, prandaj sugjerohet që natën të flihet në dhomën e gjumit.
Specialist turk sqaron 5 rregullat e arta për gjumë të mirë. Ato janë:
Shtrati duhet të jetë i përshtatshëm për masën trupore dhe fortësia të jetë e përshtatshme për shtyllën kurrizore.
Koka, shpatullat, shpina, beli dhe legeni duhet të jenë shumë të rehatshmë në shtrat dhe të mos kenë presion.
Shtrati duhet të mbahet i freskët gjatë verës dhe i ngrohtë gjatë dimrit.
Duhet të përdorini shtretër të avancuar dhe të qëndrueshëm
Shtrati duhet të jetë 10cm më i gjatë se lartësia juaj. /arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...