Kur dua të pushoj mendjen pas një dite të ngarkuar, kërkoj qetësinë duke shkuar në pyje për shetitje. Ecja këmbëzbathur nëpër gjelbërimin e pyjeve dhe ngrohtësia e dritës së diellit mbi mua, funksionon çdoherë në relaksim të mendjes dhe trupit.
Çfarë nënkupton relaksi në pyje?
Banjë e pyjeve apo Shinrin-yoku, u zhvillua në Japoni në vitet 1980. Nënkupton të marrësh një atmosferë pyjore. Nina Smiley, bashkëautore e “Mindfulness in Nature” përshkruan banjën e pyjeve si plotësim i ndërgjegjës në natyrë.
Edhepse jetoj në qytet, një shetitje në pyll nuk është kurrë larg. Nëse dëshironi të buzëqeshni më shumë dhe të stresoheni më pak, provoni banjën në pyje.
Në vazhdim po ju paraqesim disa mënyra të thjeshta që të stresoheni më pak e të buzëqeshni më shumë:
Shkoni për një shetitje në park.
Rrethojeni veten nën atmosferën e ndonjë pylli më të afërt që keni. Shkoni nëpër parqet diku afër, kopshtet e komunitetit ku ka gjithandej gjelbërim.
Kujdesuni për kultivimin e ndonjë bime.
Lexoni edhe këtë: 5 llojet e qëndrimeve si të tejkaloni stresin për vetëm 2 minuta!
Të qenurit në mesin e natyrës rrit imunitetin tuaj edhe më shumë, zvogëlon inflamacionet e mundshme dhe mund të përforcojë gjendjen tuaj shëndetësore. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se përkujdesi apo kultivimi i ndonjë bime mund të ndikojë shumë në disponimin tuaj.
Ecni pa stres dhe të qetë kudo që jeni.
Ka gjithnjë mundësi që të jeni më të qetë mendërisht kur ecni apo bëni ndonjë shetitje. Jepni vëmendjen tuaj në mjedisin që ju rrethon. Një meditim në këmbë ju gëzon me të vërtetë dhe ju bën të ndiheni bukur. Kjo është dashuri e vërtetë dhe paqe e mendjes.
Shkruani rreth përjetimeve në natyrë.
Kudo që të jeni, ju mund të mbani gjallë përjetimet e juaja duke shkruar momentet më të mira që keni përjetuar. Kjo ju jep vërtetë një rrënqethje duke përshkruar ecjen në gjelbërim, rrezet e diellit, aromën e këndshme të pyjeve dhe gjithçka relaksuese që vetëm natyra e gjallë mund të ofrojë./
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit