Falë gjetjes së ditëve fertile ju do të mund ta keni më të lehtë të planifikoni një shtatzëni.
Por si ta bëjmë të mundur përcaktimin e kohës fertile?
Ditët fertile do të llogariten duke u nisur nga cikli juaj menstrual. Duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve zhvillohet folikuli, proçes i cili zgjat 14 ditë (faza folikulare), fazë e cila pasohet nga faza tjetër (luteinike) e cila zgjat gjithashtu 14 ditë. Ditët fertile të gruas janë midis ditës së 12 dhe 16 nga dita e parë e ciklit.
Në momentin që afrohet dita e ovulimit mukusi çervical do të rritet dhe ju do të keni sekrecione të shumta transparente. Sekrecionet do të ngjajnë me të bardhën e vezës. Kjo konsiderohet si periudha më e mirë për të ngjizur një shtatzani, shkruan pernenat.al.
Në ditët fertile do të vihet re një rritje e temperaturës trupore me rreth 0.5 gradë. Pra ajo mund të shkojë 37 gradë.
Këtë mund ta gjeni në farmaci dhe mund të kryhen duke u vendosur nën fluksin e urinës për 5 sekonda dhe më pas të prisni disa minuta.
Nëse keni vështirësi në perceptimin e sinjaleve që trupi juaj ju jep, mund të shkoni dhe të bisedoni me gjinekologun. Me anën e ekografive vaginale gjinekologu mund të vërejë madhësinë e folikulit kryesor (tek ai që do të ndodhë ovulimi) dhe në momentin që ai ka arritur përmasat 20 mm duhet të kryeni marrëdhënie. Pra atë ditë ose ditën tjetër.
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani