Kruajtja, thatësia dhe acarimi i lëkurës janë simptoma të zakonshme për shumë njerëz, lëkura e të cilëve mund të përkeqësohet kur përdorin dezinfektues ose i lajnë duart shpesh. Por falë rutinave të thjeshta në shtëpi që mund të përfshihen lehtësisht në regjimin tuaj të bukurisë, është e mundur t’i ruani duart pa shumë përpjekje.
Këtu janë disa mënyra natyrale se si mund të kujdeseni për duart tuaja.
1. Aplikoni hidratues çdo herë që lani duart.
Lëkura juaj humbet lagështinë brenda 60 sekondave pasi të keni larë duart, kështu që është thelbësore t’i hidratoheni menjëherë pas çdo larjeje. Lëkura pak e lagur është e përsosur për përthithjen e hidratuesit. Kështu që zgjidhni kremra të trashë dhe lubrifikues për duart me përbërësit e duhur.
Çfarë duhet të bëni:
Pasi i keni larë duart, aplikoni hidratuesin, por sigurohuni që duart të jenë pak të njomura. Mundohuni të mos prekni asgjë derisa duart të jenë tharë plotësisht në mënyrë që hidratuesi të jetë përthithur totalisht nga lëkura. Mos harroni se duart e lagura mund të transferojnë mikrobet më lehtë, kështu që është më mirë të mos nxitoni.
2. Përdorni një trajtim intensiv në darkë.
Koha e natës është mundësia e përsosur për të hidratuar duart tuaja të thata duke lejuar që produktet të qëndrojnë në lëkurë shumë më gjatë. Në këtë mënyrë, produkti mund të përvetësohet nga duart gjatë natës, gjë që mund të ketë një rezultat më të gjatë dhe shërues.
Çfarë duhet të bëni:
Zgjidhni një krem ose hidratues për duart dhe aplikojeni në lëkurën tuaj. Kremin e dorës mund ta zëvendësoni me hidratues natyral si vaji i arrës së kokosit ose xhel aloe vera. Pastaj vishni doreza pambuku dhe shkoni në shtrat.
3. Mos harroni të pastroni lëkurën ‘e vdekur’ nga duart.
Kjo ju ndihmon të hiqni qafe qelizat e vdekura të lëkurës, përmirëson rigjenerimin e lëkurës dhe bën që kremrat të përthithen më mirë nga lëkura, gjë që rrit efektin e tyre. Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme që ta bëni këtë 1-2 herë në javë. Nëse vëreni skuqje të lëkurës, kruajtje ose acarim, lëreni lëkurën të shërohet para se ta përfshini këtë procedurë në rutinën tuaj.
Çfarë duhet të bëni:
Ju mund ta bëni pastrimin në shtëpi. Merrni 2 lugë vaj kokosi dhe përziejini me 2 lugë sheqer. Aplikojeni këtë përzierje në lëkurë, masazhoni për një minutë dhe shpëlajeni me ujë. Ju gjithashtu mund të përzieni sheqerin me çdo vaj hidratues që dëshironi dhe mund të shtoni vajra esencialë ose vitaminë E.
4. Provoni t’i hidratoni duart kur janë të njomura.
Njomja e duarve është një trajtim intensiv që mund të ndihmojë në zhdukjen e thatësisë dhe ta bëjë lëkurën më të hidratuar. Zgjidhni një hidratues natyral dhe aplikojeni në lëkurë.
Çfarë duhet të bëni:
Merrni një filxhan tërshërë pluhur dhe 3 lugë vaj ulliri. Vendosini të gjithë përbërësit në një legen të mbushur me ujë të ngrohtë dhe përziejini. Zhytini duart në këtë përzierje për 10 minuta. Vaji i ullirit ka një efekt hidratues falë vitaminës E dhe gjithashtu mbron lëkurën nga infeksioni. Tërshëra zbut lëkurën dhe ndihmon për ta mbajtur atë të hidratuar.
5. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi i lani duart.
Larja e duarve mund të shkatërrojë një shtresë mbrojtëse të lëkurës, duke shkaktuar thatësi dhe acarim. Dhe produktet me nivele të gabuara të pH (pehazhit) dhe teknika të gabuara të larjes, kontribuojnë vetëm në dëmtimin e lëkurës.
Çfarë duhet të bëni:
Shmangni larjen e duarve me ujë të nxehtë, sepse thjesht thahet lëkura dhe nuk është më efektive kundër mikrobeve sesa uji i vakët ose i ftohtë. Është më mirë të zgjidhni sapun të lëngshëm hidratues dhe të shmangni sapunin, pasi nivelet e larta të pH në të mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...