20:32 | 12 Maj 2019
Trina Galanxhi
Ka shumë mënyra për të arritur një trup të dëshiruar, në vetëm 24 orë.
Qëndroni të hidratuar, bëni një gjumë të plotë dhe të rehatshëm dhe shmangni pijet e gazuara, janë këto mënyrat më të mira për të ia arritur.
Këto janë 5 mënyra për të humbur në peshë brenda natës:
- Pini sa më shumë ujë
Ka një arsye pse duhet të konsumoni 8 gota ujë në ditë. Jo vetëm që mban lëkurën tuaj të pastër por edhe e hidraton atë. Mundohuni të shmangni pije me përbërja karbohidratesh. Këshillohet përdorimi i ushqimeve që përmbajnë nivel të lartë të ujit siç janë kastraveci, bostani, lëngu i rrushit.
- Pakësoni konsumimin e ushqimeve me përmbajtje sheqeri
Ekspertët e dietave thonë se të eleminoni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri pakëson marrjen e kalorive. Gjithashtu parandalon ngritjen e sheqerit në gjak.
- Shmangni produktet që shkaktojnë fryrje në trupin tuaj
Ushqimet me fibra ndihmojnë që ushqimi të kaloj përmes sistemit të tretjes, ndërsa produktet e gazuara kanë funksion të kundërt.
Fasulet, brokoli, qepët dhe produkte të tjera si këto mund të shkaktojnë fryrje në stomak.
- Kryeni ushtrime fizike
Nëse dëshironi që të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe te dukeni më të tonifikuar, kryeni ushtrime fizike dhe vini trupin tuaj në lëvizje.
- Bëni një gjumë të mirë
Plotësoni orarin që trupi ka nevojë, për të pasur një trup të relaksuar dhe një mendje të shëndoshë. Duke bërë më pak se 8 orë gjumë gjatë natës, mund të bëhet kërdia në trupin tuaj./tch/