Moti i ftohtë ndikon direkt në lëkurë dhe është shumë e rëndësishme të tregojmë një kujdes të veçantë për të gjatë kësaj periudhe.
Lëkura duhet të përgatitet për muajt e ftohtë para se ata të vijnë. Si ta bëni lëkurën e fytyrës të duket e freskët dhe e hidratuar edhe gjatë motit të ftohtë të dimrit? Ka disa gjëra që duhet t`i përfshini në rutinën tuaj.
1.Eksfolioni
Nuk ka rëndësi sa i ftohtë është moti, çelësi për një lëkurë të bukur është eksfolimi dy herë në javë. Duhet të keni kujdes të mos e teproni me scrub-in, pasi mund të acarojë lëkurën tuaj. Ato që kanë lëkurë të ndjeshme është mirë të përdorin një scrub delikat dhe të kosultohen me një profesionist për produktet e përshtatshme për llojin e tyre të fytyrës.
2.Hidratimi
Pas eksfolimit është shumë i rëndësishëm hidratimi i lëkurës. Zgjidhni një hidratues të përshtatshëm për fytyrën tuaj dhe mundësisht bimor.
3.Shmangni dushet e gjata
Edhe pse në muajt e ftohtë dëshiron të qëndrosh në dush sa më gjatë, kjo gjë ndikon negativisht në lëkurën tuaj. Qëndrimi në dush për një kohë të gjatë e dehidraton lëkurën, prandaj mundohuni të zgjasni dushin sa më pak të jetë e mundur.
4.Përdorni kremin e diellit
Edhe pse dielli nuk është aq i fortë sa në verë, kremi i diellit është i domosdoshëm edhe në muajt e ftohtë. Zgjidhni një krem dielli me SPF 30.
5.Pini më shumë ujë dhe kini kujdes me dietën
Ajo që hani ka ndikim të drejtëpërdrejtë në mëyrën se si duket lëkura, kështu që mbrojeni lëkurën para se dimri të vijë zyrtarisht. Pini shumë ujë dhe konumoni ushqime të shëndetshme.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...