Kafeja është zgjedhja e me shumë njerëzve për tu zgjuar në mëngjes, ose për te lehtësuar efektet e një dite të gjatë në punë, por duhet të dini që ka edhe mënyra të tjera për të arritur një qëllim të tillë?
Ndiqni këto pesë këshilla:
1.Ngrihuni nga shtrati dhe stërvituni: Ushtrimet si gjeja e parë qe bëni sapo zgjoheni mund të mos jenë prioriteti juaj, veçanërisht kur jorgani ju tërheq për të fjetur dhe pak. Megjithatë, disa studime kanë treguar se stërvitja herët në mëngjes mund te rrisë nivelet e energjisë dhe do t’ju mbajë edhe mendjen aktive, shkruan “Vogue” përcjell portali arbresh.info
1. Beni dush: Një tjetër truk për t’u zgjuar ne mëngjes pa pire kafe, është te bëni një dush te shpejtë, sidomos pas ushtrimeve fizike. Uji i ftohte do të zgjoje trupin dhe trurin tuaj dhe nëse doni te bëni dushin tuaj me efektiv, përdorni shampo trupi organike.
3.Hani një mollë: Një mënyre për t’u zgjuar pa kafen e mëngjesit është ngrënia e një molle. Ky frut përmban karbohidrate si dhe sheqerna natyrale qe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak duke ruajtur energjinë tuaj gjate gjithë ditës.
4. Provoni te pini çaj: Nëse jeni mësuar te pini diçka te nxehte ne mëngjes, mund te zgjidhni çajin. Edhe ai përmban kafeine, por ne doza te vogla, krahasuar me kafen. Ajo qe e bën çajin një zgjedhje te mire për mëngjes, janë benefitet shëndetësore ne dobi te sistemit imunitar, eliminimit te radikaleve te lira dhe toksinave të tjera në trup, si dhe humbjen se peshës.
5.Merrni rreze dielli: Nëse nuk keni kohë të bëni ushtrime ne mëngjes, madje as ecje, qëndroni jashtë për disa minuta dhe thithni ajrin e freskët që ndihmon ne zgjimin e shqisave. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...