Ndonëse janë më pak të dukshme, aknet e trupit mund të jenë po aq problematike sa ato të fytyrës.
Veçse të dhimbshme, aknet apo puçrrat që dalin në kurriz apo në pjesë të tjera të trupit kërkojnë një kujdes ndryshe nga zona e fytyrës.
Më poshtë do të lexoni disa trajtime natyrale si t’i kuroni këto akne në kushte shtëpie.
Xhel Aloe Vera dhe kastravec
Aloe Vera është e pasur me antioksiadantë, minerale dhe aminoacide.
Kastraveci hidraton lëkurën në nivel qelizor dhe i rikthen elasticitetin.
Përzerierja e këtyre përbërësve mund të lehtësojë zonën e acaruar rreth akneve dhe të trajtojë këto të fundit.
Lëng limoni
Limoni ka veti antibakteriale dhe ndihmon lëkurën të mbajë yndyrën natyrale dhe kolagjenin.
Duke qenë i pasur me acide alfa hidroksi, limoni përshpejton prodhimin e qelizave të reja.
Domatet
Ky perim është i pasur me vitamin A dhe beta karroten te cilat konvertohen ne retinol, një derivate e vitaminës A. Ka veti antiinflamatore, eshte e pasur me vitamin C dhe K dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
Masazhi me vaj
Masazhi me vaj kokosi apo ulliri do t’ju ndihmojë gjithashtu në procesin e shërimit të akneve duke parandaluar krijimin e njollave të kuqe rreth zonës së inflamuar.
Sulfuri
Së fundmi mund të përdorni një sapun me përmbajtje sulfur i cili ka veti kuruese për këto probleme të lëkurës.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë