Shumë femra dëshirojnë që pamja e jashtme e gjoksit të jetë perfekt, megjithatë, më e rëndësishme në këtë rast duhet të jetë shëndeti i ti.
Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë.
Lahuni me ujë të vakët
Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë edhe aq i dëshirueshëm, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.
Mbajeni shpinën drejt
Kur kërruseni, nuk e bëni gjoksin të duket më pak tërheqëse, por dobësoni edhe muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejtë – është mirë si për bonifikimin e muskujve ashtu edhe për pamjen tuaj të jashtme.
Bëni stërvitje siç duhet
Kurrë mos vraponi apo hidhni pa reçipetat e duhura për sport. Ushtrimet aerobike dhe sportet e tjera aktive janë të mira për trupin, por mund të jenë të dëmshme për gjoksin nëse nuk vishni reçipetat e duhura.
Përdorni krem dielli dhe shmangni daljet në pikun e vapës
Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja topless në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit.
Mos ushtroni presion në gjoks
Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë të brendshmet e duhura. Reçipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengon rrjedhjen si duhet të gjakut.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...