Mënyra më e mirë për të mësuar se çfarë funksionon vërtetë për lëkurën tuaj është të filloni të përfshini përbërës natyralë në rutinën tuaj të bukurisë, për të parë si reagon lëkura ndaj këtyre të fundit.
Sepse produktet e lëkurës nuk kanë për bazë asgjë tjetër veçse produktet si mjalti, limoni, uji i trëndafilit etj!
Limoni është një ndër frutat me numrin më të lartë të përbërësve aktive, që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, zbehjen e njollave, rigjenerimin e saj dhe më poshtë ne do të përmendim pesë përdorimet e limonit në rutinën tuaj të bukurisë.
Ju mund të përgatisni vetë në shtëpi një tonik për lëkurën e trupit! Përzieni të njëjtën sasi lëng limoni me ujë kokosi dhe fërkoni lëkurën e trupit me ndihmën e një sfungjeri.
Uji i kokosit do të ndihmojë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe limoni do ta pastrojë atë dhe do të zbehë njollat pas disa përdorimesh.
Mund ta zëvendësoni ujin edhe me vajin e kokosit.
Çfarë bën uji tonik për lëkurën tuaj? Në thelb, edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret.
Duke përdorur një toner, ju mund të pastroni çdo papastërti riktheni balancin e pH të lëkurës tuaj, duke e bërë më të lehtë për të absorbuar serumin apo kremin.
Kur duhet ta përdorni ujin tonik? Toneri është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit.
Një mënyrë për të luftuar aknet dhe për të zbehur njollat që këto të fundit lënë përgatisni një toner qetësues.
Përbërësit:
3 gota Ujë të ftohtë
2 lugë gjelle lëng limoni
1/2 filxhan me feta kastraveci
¼ e një kupe të vogël me feta limoni
Përgatitja:
Kjo mund të jetë një nga përdorimet më të njohura të limonit për bukurinë. Kjo metodë mund të ndihmojë në hapjen e ngjyrës së flokëve (gjithmonë nëse i keni në tonalitetet e së verdhës)
Ajo që duhet të bëni është thjesht të aplikoni lëng limoni në flokët tuaj dhe të dilni në diell.Me kontaktin e diellit, limoni do të ndihmojë në zverdhjen e flokëve në mënyrë krejt natyrale.
5. Forcues thonjsh
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
Përzieni këta dy përbërës në një tas qelqi dhe ngrohini në mikrovalë për 30 sekonda. Zhytini thonjtë tuaj në këtë tas për disa minuta, pak para se të flini dhe vishni një palë doreza pambuku. Lajini duart në mëngjes dhe aplikoni një krem hidratues. Do të shihni sesi për një kohë të shkurtër, thonjtë do të jenë më të fortë dhe do të rriten më shpejtë.
Limoni është një përbërës i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës pasi enzimat aktive veprojnë si një neutralizues aromatik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në zbehjen e njollave të errëta që zakonisht formohen në pjesën e sqetullave.
Acid i limonit është përgjegjës për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erëra të këqija, kështu që mund të funksionojë si një deodorant emergjent.
Si ta përgatisni pastën kundër njollave
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...