Shën Gjergji u lind në Nikomedi (Nicomedia), rajon në Turqinë e sotme. Ka jetuar në shekullin III pas Krishtit ndërmjet viteve 275 – 303. Prindërit e tij ishin të krishterë, babai nga Kapadokia (Cappadocia) kurse nëna nga Palestina. Edhe vet Gjergji më vonë, pasi u bë një ushtar Romak, jetoi në Palestinë. Ai e ngriti zërin kundër padrejtësisë së madhe që u bëhëj të krishterëve, protestoi kundër persekutimit të krishterëve nga ana e Romës pagane. Shën Gjergji pësoj shumë turtura deri ne sakrifikimin e jetës së tij në mbrojtje të besimit krishter dhe në luftë kundër perandorit xhakatarë Romak Diokletian (284 – 305). Për këtë arsye gjatë shek III dhe IV u shpall “i shenjtë” respektivisht martir i Krishterimit. Pas zyrtarizimit të Krishterimit (v. 313) Shën Gjergji u bë simbol dhe mbrojtës i ushtrisë bizantine dhe shumë vendeve evropiane, për shkak se ai ishte ushtari i parë profesionalist i krishterë në Perandorinë Romake që u sakrifikua për besimin e vet, transmeton arbresh.info.
U burgos dhe u torturua duke qëndruar besnik ndaj besimit të tij të krishterë. Me 23 Prill të vitit 303 atij iu pre koka në qytetin Lyda të Palestinës, ku edhe dihet varri i tij. (Gustave Moreau, BBC – Religion & Ethics – Saint George Introduction). Shën Gjergji festohet nga shumica e vendeve me popullatë të krishterë, pjesë të Lindjes së Mesme, tërë Evropa, SHBA etj. Shumica e krishterëve, Katolik dhe Anglikan manifestimin për nderë të këtij martiri e njohin si Saint George Day (Dita e Shën Gjergjit). Po kështu edhe ortodoksët dhe sllavet në pergjithsi e njohin si Dita e Shën Gjergjit. Si të tillë nuk e njeh kisha Protestante dhe ata nuk e festojnë festën e Shën Gjergjit. (Jacobus de Voragine, The Golden Legend: or Lives of the Saints as Englished by William Caxton, F.S. Ellis, ed. (London, 1900), vol. III:123-45), fq. 128). Festën e Shën Gjergjit e festojnë edhe disa çifut të cilët vizitojnë varrin e tij duke konsideruar qytetin Lyda si vend ku është varrosur një ndër profetët e tyre Joeli (Elishah apo Eljesai) në shekullin 9 para Krishtit. Kasha katolike Shën Gjergjin e feston me 23 Prill sipas kalendarit Gregorian, ndërsa vendet ortodokse e festojnë me 6 Maj, sipas kalendarit Julian. Kulti i Shën Gjergjit është shumë i lashtë, nisi të përhapej së pari në Palestinë.
Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitorën e krishterimit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj Shën Gjergji në artin ikonografik paraqitët gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mundi dragonin apo kulshendrën, simbolin e së keqës. Devocioni ndaj Shenjtit u rrit e u përhap gjithnjë më tepër në rrjedhën shekujve. Në mesjetë, kalorësit e zgjodhën Pajtor. Pas tyre u zgjodh edhe Pajtor i mbretërve të Anglisë, duke nisur nga Riçard Zemërluani (shek. XII). Shën Gjergji mbetët dhe sot e kësaj dite Pajtor i shtëpisë mbretërore angleze e trojeve të saj. Shën Gjergji është shenjt tepër i njohur edhe në trojet shqipatre. Devocioni i tij ka përshkuar shekujt, duke u lidhur me zakone shumë të bukura të ardhjes së pranverës, siç është zakoni i varjes së gemave të blertë, simbol i ringjalljes së natyrës, në dyert e jashtme e të brëndshme të shtëpive. Këto doke simbolike, prekëse të festës së Shenjtit i përshkruan shkrimtari i madh, Ernest Koliqi, në poezinë e njohur “Ditë Shëngjergjash”, përcjellë arbresh.info.
Në trojet shqiptare hasim shumë toponime dhe kisha me emrin ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e kishave e kuvendeve të lashta kushtuar këtij shenjti. Theksojmë se emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajta dhe forma të ndyshme si psh. Gjergj, Gjergjush, Gjorgjina për gratë etj. Mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e këtij Shenjti të madh: Gjergj Kastrioti e Gjergj Fishta.
Ritet që zhvillohen në vende të ndryshme për këtë festë dhe janë të ndryshme. Ka shumë ngjarje që zhvillohen gjatë ditës së Shën Gjergjit por ato manifestime zakonisht shoqërohen me personazhin e Shën Gjergjit dhe Dragoit! Në Kishë
Katolikët ndezin qirinj, në Bullgari bujqit e krishterë presin kurban ashtu që korrje – shirjet të jenë me të begatshme. Ndërsa Ortodokset në përgjithësi ofrojnë bukë të veçantë për këtë festë. Disa komunitete madje ofrojnë edhe lojëra dhe dëfrime. Disa mbajnë tregje për këtë ditë, disa vizitojnë varrin e Shën Gjergjit në qytetin Lyda, në Palestinë, jashtë Kishës disa therin desh/dele për nderë të Shën Gjergjit, në Britani të Madhe organizohen valle folklorike për nderë të Shën Gjergjit etj. Të gjitha ritet që kryhen për festën e Shën Gjergjit, janë më shumë rite pagane të lashta Ilire të rujatura me fanatizëm ndër breza dhe nuk ka asnjë lidhje me krishterimin dhe besimet e tjera monoteiste. Janë këto rite të paraardhësve tanë Iliro – Dardan.
GJURMËT E TRADITËS SONË
Nëse një popull nuk i ruan dokët dhe zakonët e veta që nga lashtësia të lindura në kohëra dhe kushte të caktuara, sigurishtë do të ishte popull pa histori. Shqiptarët në traditen kulturore kujdes të veçantë i kanë kushtuar riteve të Shën Gjergjit e cila është një festë që shpjegon, flet për besimet e popullit, lidhjen e tij me natyrën, me fenomenet dhe dukuritë e saja etj. Spërkatja me ujë, me hitha, ka të bëjë me kultin e ujit, me kultin e bimësisë. Disa e lidhin me kultin e zjarrit, zbulimin e zjarrit si një fenomen që ka pasur rëndësi jetësore për njerëzit etj. Shën Gjergji është një festë agrare që ka të bëj me tokën dhe me përdorimin e saj. Vetë fjala ‘Gjergj’, rrjedh nga greqishtja e lashtë, që do të thotë bujk./arbresh.info/