A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja me ushqim dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë?
Në Amerikë, çdo ditë gjatë dekadës së kaluar, 34 fëmijë janë çuar në ambulance për të marrë ndihmën e parë e nga këta fëmijë, 38% ishin bebe 1 vjeçare. Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë. Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente të tilla janë karamelet, rruazat, kockat e mishit, copat e frutave dhe perimeve.
Si të kuptoni që fëmija juaj po mbytet:
1. Ngjyra e lëkurës errësohet
2. Merr frymë me vështirësi.
3. Humbja e vetëdijes
4. Paaftësia për të qarë ose të bëjë tinguj
5. Kollitje e dobët
Si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet
1. Kryerja e një pastrimi me gisht duke hapur gojën e fëmijës. Hiqni çdo gjë nga goja nëse ndjeni pengesa.
2. Nëse goja është e pastër, ktheni fëmijën përmbys dhe bjerini 5 herë në kurriz. SI në foton ilustruese.
3. Mbani gjoksin e fëmijës suaj në dorë dhe nofullat e tij me gishtat tuaj.
4. Koka duhet të jetë më poshtë sesa trupi. Mos e mabni fëmijën përmbys horizontalisht, por të përkulur.
5. Duke përdorur pëllëmbën tuaj, goditeni 5 herë.
Nëse kjo nuk funksionon:
1. Ktheni fëmijën tuaj me fytyrë dhe mbajeni në preher shtrirë. Mbajani kokën me kujdes.
2. Vendosni 2 gishtat në mes të gjoksit të tij, pak më poshtë se thithkat e gjoksit.
3. ushtroni presion deri në 5 herë.
4. Alternoni këto 5 lëvizje me 5 gositje në kurriz.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...