Një këmishë prej fanellate me kuadrate, e kemi të gjithë pjesë të garderobës. Nëse nuk e keni blerë vetë, me siguri e keni marrë nga veshjet e mamit, por sot jemi këtu për tjetër gjë. Ndonjëherë kombinimet që i bëjmë na mërziten, por kjo sepse s’kemi zbuluar që një këmishë të tilë, mund ta përshtasësh me çdo gjë.
1. Këmishë Oversize + fund xhins!
Do të dukeni stil dhe shumë, po shumë rehat brenda kësaj veshjeje!
2. Visheni këmishën poshtë një fustani!
Kemi tendencën të mendojmë që këmisha të tilla zor se mund t’i veshësh me diçka sipër. Epo, provoni njëherë këtë kombinim! Një fustan seksi dhe takat, shkojnë mrekullisht me këtë këmishë.
3. Pantallona + këmishë e futur paksa brenda
Kombinohuni si në foto! Do të dukeni sa sportive aq edhe moderne. Nëse doni të fshihni gjithashtu ndonjë kilogram, ky kombinim është shpëtim.
4. Pantallona të gjera + këmisha
Me siguri e dini që pantallonat e gjera janë kthyer për të qëndruar gjatë?! Hiqni dorë nga xhinset standarte dhe jepini jetë veshjes!
5. Këmishën + fund!
Eshtë e pritshme që një këmishë fanellate ta veshim me xhinse, por nëse e kombinoni me një fund të tillë, prisni të kthejnë sytë nga ju!
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...