Google ADS

5 këshilla si të rimarrim veten pas një dështimi

02:02 | 17 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Keni dështuar në një projekt? Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet në punë apo familje dhe këtë gjë e konsideroni një zhgënjim apo dështim në jetë? Ja këshillat e psikologëve për të ecur para: mundohuni të zhdramatizoni, rivihuni në lojë dhe mos e ktheni në obsesion.

  1. Mos përgjithësoni

Sapo jeni ndarë? Nuk keni marrë shpërblimin që prisnit? Për të kaluar një dështim, kufizojeni atë nga të tjerët. Evitojini shprehjet: “nuk do të gjej kurrë një njeri që të më dashurojë” apo “do të jem gjithmonë i/e papërshtatshëm në punë”. Sipas psikologëve, në çdo rast duhet ta konsiderojmë mossuksesin vetëm si një aksident i ndodhur përgjatë rrugës.

  1. Vihuni në provë

Mos prisni shumë kohë para se të përballeni me një sfidë tjetër të ngjashme me atë në të cilën më parë keni dështuar. Sigurisht, është e nevojshme një periudhë e caktuar për të përpunuar në mendjen tuaj se çfarë nuk ka shkuar siç duhet, por nuk duhet të sfiliteni së tepërmi dhe më shumë se dy apo tri muaj. Duhet të ngriheni sërish pasi keni rënë, njësoj siç na kanë mësuar prindërit kur ishim të vegjël.

  1. Merreni me humor

Humori ndihmon për t’u përballur me problemet e vogla të përditshmërisë. Disa kërkues kanë treguar se dinë të zhdramatizojnë në rrethana të ndryshme me një batutë ironike. Ky është një përfitim shumë i madh në situata stresuese. Të tjerë studiues kanë cilësuar se të shohësh një shfaqje komike ul ankthin dhe përmirëson humorin. Të luani me shigjeta me foton e shefit përgjegjës për dështimin tuaj, nuk shërben për asgjë. Ka gjëra të tjera që funksionojnë shumë më mirë se sa strategjitë e hakmarrjes. Çlodhuni, qetësohuni, bëni një aktivitet shpagues, largojeni mendjen për pak kohë nga mendimet negative.

  1. Mos flisni shumë

Edhe nëse humbja të dhemb në shpirt, evitoni sfilitjen e miqve, të afërmve dhe partnerit me ankesat tuaja. Në këtë mënyrë nuk e largoni inatin, por i vetmi rezultat që do të merrni është ekzagjerimi i problemit duke e bërë të pakalueshëm. Të jeni gjithë kohës të inatosur me personin apo me dështimin, do të thotë të vazhdoni të jeni të lidhur me të. Kështu bëhet edhe më e vështirë kapërcimi i pengesës dhe ta hidhni atë pas krahëve.

  1. Kërkoni ndihmë

Njerëzit më të brishtë, ndikimi i një dështimi mund t’i çojë në një gjendje depresive apo më keq. Në këtë rast mund të shërbejë shumë ndihma e një psikoterapeuti, i cili mund të propozojë një cikël të shkurtër takimesh, nga 6 deri në 12 muaj. Mund të zgjidhni psikoterapinë e sjelljes, bazuar në besimet dhe qëllimet. Gjithashtu mund të zgjidhni të bëni edhe trajtimet psikodinamike, bazuar te ndjenjat, përjetimet dhe modelet me të cilat lidhen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme